E Diel, 1 Nëntor 2026

Freedom House: Kosova avancon nga jo e lirë në pjesërisht e lirë

Statusi i shtetit të ri të pavarur të Kosovës
ka avancuar nga jo i lirë në pjesërisht i lirë, në saje të forcimit të
mbrojtjes së të drejtave të pakicave dhe organizimit të zgjedhjeve të nëntorit,
thuhet në raportin e Organizatës Freedom HousePrishtinë, 12 Janar NOA/RFE - Statusi i shtetit të ri të pavarur të Kosovës ka
avancuar nga jo i lirë në pjesërisht i lirë, në saje të forcimit të
mbrojtjes së të drejtave të pakicave dhe organizimit të zgjedhjeve të nëntorit,
që ishin të parat prej shpalljes së pavarësisë në vitin 2008, që në përgjithësi
janë konsideruar se janë në harmoni me standardet ndërkombëtare, tha
Christopher Walker nga Organizata Freedom House dhe njëri nga autorët e
raportit të fundit për liritë demokratike në shtetet në mbarë botën.

Raporti vlerëson se Ballkani Perëndimor ka shënuar përparime në liri gjatë
vitit, ndërsa përmirësimet në Kosovë ishin më të dukshmet. 

Vendet tjera në Ballkan, ku janë shënuar përmirësime, janë: Kroacia, Serbia,
Maqedonia dhe Mali i Zi, që lëvizi nga kategoria pjesërisht i lirë në atë
"i lirë. 

Në raportin e fundit të Organizatës Freedom House, me seli në Shtetet e
Bashkuara, theksohet se të drejtat politike dhe liritë civile, gjatë vitit
2009, kanë shënuar më tepër pengesa, sesa përmirësime. 

Ky vit është shënuar me represion të shtuar kundër mbrojtësve të të drejtave të
njeriut dhe veprimtarëve civilë. Rënie të të drejtave janë regjistruar në
40 vende në Afrikë, në Amerikën Latine, në Lindjen e Mesme dhe në ish-Bashkimin
Sovjetik, që përfaqësojnë 20 për qind të popullatës totale botërore. 

Sipas raportit, shtetet autoritare, përfshirë Iranin, Rusinë, Venezuelën dhe
Vietnamin, janë bërë më represive. Rënie në liri kanë ndodhur edhe në vendet që
kishin regjistruar trende pozitive në vitet e mëparshme, siç janë rastet me
Bahrejnin, Jordaninë, Kenian dhe Kirgizinë. 

Rusia ka vazhduar trendin e gjatë në goditjen në llogaridhënie dhe
transparencë, tha Christopher Ëalker nga Freedom House, përkundër premtimeve
nga presidenti rus, Dmitry Medvedev, për ripërtëritjen e debatit publik dhe për
më tepër atmosferë liberale politike në Rusi, pas tetë vjetësh nën udhëheqjen e
Vladimir Putinit. 

Marrë në tërësi, ajo që ne shohim, është vazhdim i asaj që ka ndodhur gjatë
disa viteve të fundit. Ky cikël i fundit është ai për të cilin presidenti
Medvedev ishte në kontroll dhe nuk ka asgjë që sugjeron se politikat që ai i ka
zhvilluar, e kanë modifikuar ose ndryshuar kornizën themelore të qeverisjes, që
ishte vendosur para tij, tha Christopher Ëalker. 

Rënia e trendeve në Rusi përfshin abuzimet me vota në zgjedhjet lokale, rritjen
e manipulimit shtetëror në prezantimin akademik të historisë dhe përdorimin
aktual të presionit politik për ti keqtrajtuar aktivistët për të drejta të
njeriut dhe gazetarët. 

Rusia ka rënë në radhitjen e Organizatës Freedom House, gjatë dekadës së
fundit, prej pjesërisht e lirë në jo të lirë. 

Arch Puddington, drejtor i hulumtimeve në Freedom House dhe njëri nga autorët e
raportit, tha se erozioni i të drejtave politike dhe lirive civile në Rusi,
është pasojë e asaj që ai e quajti efekt i Putinit. 

Një pjesë e rëndësishme e agjendës së Putinit ishte që të konsolidohet
centralizimi shtetëror ndaj shoqërisë ruse sa më shumë që të jetë e mundur.
Çështja e dytë e efektit Putin është ajo që ndodhi në fqinjësi. Ne shohim
rënie në kushtet politike në një numër të vendeve në fqinjësi të Rusisë dhe
shohim se kjo ndodh pjesërisht edhe për shkak të diplomacisë së udhëhequr nga
Putini, tha Arch Puddington. /rfe/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›