E Shtunë, 31 Tetor 2026

Freedom House Kosova e fundit ne rajon me lirine e shtypit

Organizata Freedom House e ka radhitur Kosoven ne mesin e vendeve pjeserisht te lira sa i perket lirise se shtypit. Ne raportin e kesaj organizate qe i u publikua sot ne prag te 3 majit dites nderkombetare te lirise se shtypit vleresohet se situata ne Kosove eshte me e rende se ajo ne vendet e rajonit dhe ajo radhitet ne vendin e 104-te bashke me Argjentinen.

Perfaqesues te organizatave te gazetareve ne Kosove thone se raporti eshte real dhe pasqyron situaten te cilen edhe ata e kane konstatuar ne punen e perditshme. Muhamet Jahiri nga Unioni i Gazetareve te Kosoves dhe Arben Ahmeti nga Asociacioni i Gazetareve Profesionist te Kosoves i thane Zeri te Amerikes se raporti paraqet nje situate shqetesuese.

E kemi pare kete raport dhe me te vertete eshte shqetesuese se si Kosova po zhytet drejt nje humnere te lirise se shprehjes. Mund te themi se eshte shume real dhe nga ajo qe kemi pare ne dhe punes qe kemi bere ne kete drejtim e kemi pare edhe ne permes monitorimit tone se ka me te vertete nje perkeqesim te lirise se shprehjes ne vendin tone. Nuk mund te themi me statistika por e kemi verejtur se ka qene me shqetesuese se sa vitet e kaluara tha zoti Jahiri

shte plotesisht real dhe ajo qe eshte me brengoseses eshte konstatimi dhe vleresimi se ne jemi te fundit sa i perket rajonit. Duket se kemi pasur nje shkarje shume te madhe dhe nje degradim te pozites se Kosoves meqe vitin e kaluar kemi qene ne vendin e 92 dhe tash vendi i 104-te duket se eshte shume shume serioz tha zoti Ahmeti.

Organizatat e gazetareve konstatojne se jane disa burime kercenimesh per lirine e fjales ne Kosove. Asociacioni i Gazetareve Profesionist ka pergatitur edhe nje raport te vecante per shkallen e kesaj lirie ne Kosove.

Ne nje raport qe ne do ta publikojme neser konstatohet se gjendja e lirise se shtypit eshte e keqe. shte vleresim nga vet gazetaret do te thote kemi bere nje ankete me kolege gazetare nga mbare Kosova dhe vleresimi eshte se gjendja eshte e keqe. Ne kete raport ne jemi munduar te identifikojme edhe institucionin qe me se shumti e cenon lirine e shprehjes pasi qe lirine e shtypit ne mendojme se nuk mund ta marrim di te mireqene faktin se institucionet e cenojne lirine e shtypit. Mirepo sa i perket lirise se shprehjes koleget gazetare vleresojne se qeveria e Kosoves eshte institucioni qe me se shumti po e cenon tha zoti Ahmeti

Perderisa tek njerezit krijohet ai perceptimi se gazetaret cenohen vetem nga politika ne mund te themi se nuk eshte vetem kjo. Por gazetaret kercenohen edhe ne forma tjera qofte prej biznese ku kemi pasur mjaft kercenime te gazetareve dhe mjaft shqetesime te tyre ku ata kane shprehe pakenaqesite e tyre ndaj biznesmeneve dhe ngate cilet jane penguar ne realizimin e punes se tyre thote zoti Jahiri.

Por cili eshte roli i vet gazetareve dhe organizatave te tyre per mbrojtjen e lirise se fjales.

Ne ende kemi gazetare te mire ende kemi media profesionale dhe kjo eshte ajo pjesa optimiste qe mund ta nxjerrim nga kjo gjendje. Ende kemi gazetare qe e mbrojne profesionalizimin dhe nuk u nenshtrohen presioneve shantazheve dhe kercenimeve te ndryshme dhe veshtiresive te tjera te kendeve te tjera qe i kane ne punen e tyre te perditshme. Ajo qe e determinon eshte ajo se kush e ben agjenden ne nje shoqeri dhe fatkeqesisht ndonese ne Kosove kemi media profesionale agjenda vendoset nga institucionet tha zoti Ahmeti 

Mendoj se gazetaret nuk bejne aq sa duhet per mbrojtjen e te drejtave te tyre. Ka nje vakuum qe nuk duhet te jete qofte permes formave te organizimit apo permes formave te veprimit te tyre. Prandaj shpresoj se ne te ardhmen do te behet me shume dhe gazetaret do te jene me te lidhur dhe te koordinojne pune per te krijuar hapesiren qe u takon atyre tha zoti Jahiri.

Shqetesimin me gjendjen e lirise se shtypit sot e ka shprehur edhe Organizata per Siguri dhe Bashkepunim ne Evrope e cila nepermjet nje komunikate shpreh brengen e saj per sic thuhet format e ndryshme te trysnise ndaj gazetareve gjate kryerjes se detyrave te tyre dhe me perpjekjet e supozuara per te ndikuar pa nevoje ne politikat redaktuese te medieve ne pergjithesi dhe te transmetuesit publik ne vecanti. Vezhguesit nderkombetare thuhet ne komunikate kane verejtur qe gjendja e lirise se medieve ne Kosove eshte duke u perkeqesuar gje qe thekson nevojen per adresim te shpejte te situates.

Autoritetet kane perseritur ne vazhdimesi se ne Kosove ka liri te padiskutueshme te shtypit dhe se pasqyrimi i saj ne raportet e organizatave te ndryshme jo gjithmone paraqet gjendjen reale.

Organizata vendase dhe ato nderkombetare terheqin verejtjen nderkaq se  liria e shprehjes eshte njeri nga kushtet per integrimin e Kosoves ne strukturat euroatlantike dhe se shkalla e lirise se fjales eshte pasqyre e shkalles se demokracise ndersa mbrojtja e kesaj lirie nenkupton mbrojtje edhe te Kushtetutes se vendit e cila e garanton ate.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›