Rama në Kashar: Ky Kandahari që qeveriset nga Saliu
TIRANË- Kryetari i Bashkisë Edi Rama ka vazhduar fushatën në kryeqytet. Ndalesa e radhës ishte zona e Kasharit. Rama zhvilloi një sërë takimesh derë më derë duke takuar banorë të zonës. Kreu i selisë rozë bëri thirrje që në 8 Maj qytetarët t’i thonë jo modelit të qeverisjes pa sens që po mbahet peng nga komuna e Kasharit.
Ndërsa banorët ankohen për pluhurin e baltën, kryesocialisti Rama u shpreh “Ja ku është kufiri, këtej qeverisim ne, këtu fillon Kandahari i Saliut, ku njerëzit marrin shtëpi dhe pastaj janë në mes të asgjëje me këto farë rrugësh”, tha Rama.
Rama kritikoi punën e dobët dhe punët problematike që kryetari i kësaj komune ka neglizhuar në gjithë këto vite në drejtim të kësaj komune.
“Ju e patë vetë se cfarë aventure është të ecësh në këto rrugë, ngjitur me Tiranën që ne qeverisim, ku ngrihen ngjeshur njëri pas tjetrit pallate me taksat e ndërtimit të të cilëve mund të ishte transformuar e gjithë infrastruktura dhe një zot e di ku shkojnë ato para, ndërkohë që ky është modeli i zhvillimit që iu ofrojnë qytetarëve ata që sot në koalicionin e turpit ju thonë ju jeni të parët dhe ju kërkojnë votën paturpësisht. Ky model duhet kundërvotuar me forcë dhe i duhet hapur rrugë një modeli zhvillimi që qytetarët e kanë në Tiranë dhe në të gjitha qytetet e tjera ku qeverisim”, shtoi Rama më tej.
(m.a/NEWS24/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Rama në Kashar: Ky Kandahari që qeveriset nga Saliu