Kosova e sheh boten me te sigurt pa Osama bin Ladenin

Ne Kosove institucionet por edhe partite politike thone se vrasja e liderit terrorist te Al-Kaides Osama Bin Laden shenon nje moment kthese ne luften kunder terrorizmit.
Ne deklaraten e presidentes se Kosoves Atifete Jahjaga thuhet se prej sot bota eshte me paqesore prej sot njerezit jane me te sigurt te shkojne ne pune ne shkolle te udhetojne me metro me tren me aeroplan me te sigurt per jeten e tyre. Krye terroristi Osama Bin Laden mori denimin e merituar pas gjithe vrasjeve vuajtjeve dhimbjeve dhe demeve qe i shkaktoi botes. Drejtesia u vu ne vend. E mira fitoi kunder te keqes. Njerezit do te jetojne ne paqe ne perparim te patrembur dhe te pa rrezikuar.
Lufta kunder terrorizmit nderkombetar eshte ne funksion te paqes te prosperitetit te sigurise per te gjithe ne mbrojtje te jetes dhe te dinjitetit te njeriut. Ne reagimin e presidentes Jahjaga thuhet po ashtu se Republika e Kosoves populli i saj e mirepriten lajmin per eliminimin e krye terroristit te botes duke qene te ndergjegjshem dhe falenderues per nderhyrjen e NATO-s ne Kosove disa vjet me pare kur u ndal lufta dhe spastrimi etnik u vendos paqja dhe stabiliteti ne rajon. Kosova ne luften kunder terrorizmit eshte perkrah Shteteve te Bashkuara dhe Bashkimit Evropian per nje bote me te mire ne te cilen njerezit e te gjitha besimeve te gjitha racave te gjitha kombeve bashkerisht do te ndertojne te ardhmen perparimtare thuhet ne reagimin e presidentes Jahjaga.
Qeveria e Kosoves nepermjet nje komunikate pergezon forcat amerikane per operacionin e suksesshem dhe konsideron se vrasja e liderit terrorist te Al-kaides Bin Laden shenon nje moment kthese ne luften kunder terrorizmit jo vetem per popullin amerikan mirepo per te gjithe popujt e botes te cilet e duan lirine dhe paqen. Ne kete moment kthese populli i Kosoves ndan me popullin amerikan ndjenjen e shpreses dhe solidaritetit per nje jete me te sigurt dhe me paqesore. Kjo ngjarje eshte nje moment i perkujtimit per te gjitha jetet e humbura ne lufte kunder terrorizmit dhe nje moment i shpreses se e mira do te ngadhenjeje mbi te keqen thuhet ne reagimin e qeverise se Kosoves.