Incidente elektorale qellohet me plumba makina e kandidatit te PS
Nje ngjarje e rende ndodhi mbremjen e djeshme ku u godit me sende te forta Gani Plaku, vëllai i kandidatit të Partisë Demokratike për komunën e Farkës, Fatbardh Plaku. Persona të panjohur i prenë atij rrugën dhe e goditen me sende te forta. Plaku u dergua per ne spitalin ushtarak dhe ndodhet jashte rrezikut per jeten. Deri me tani policia ka shoqeruar 4 persona ndersa ngjarja mendohet se ka prapavije elektorale.
Një tjetër incident elektoral u shenua dhe ne Ishëm të Durrësit pas mesnatës së të dielës. Automjeti i kandidatit të Partisë Socialiste, Sulejman Ibrahimi, është qëlluar me plumba. Nga hetimet paraprake dyshohet se personat qe kane qelluar automjetin janë nga Thumana e Krujes.