Freedom House: Maxhoranca, me parametrat më të ulëta të demokracisë që nga viti 2005
Organizata publikon raportin për standardet e demokracisë në 28 vendet e Lindjes
Albert Gjoka
Maxhoranca qeverisëse, që nga fillimi i mandatit të parë të saj në vitin 2005 e deri sot ka përkeqësuar të gjithë treguesit e saj për ndërtimin e një demokracie funksionale. Një fakt i tillë konstatohet nga raporti më i fundit i organizatës së njohur “Freedom House”. Në publikimin e monitorimit të 29 vendeve në tranzicion konstatohet se Shqipëria, për vitin 2009, ka shënuar regres në vlerësimin tërësor të parametrave të demokracisë, por edhe në fusha të veçanta si pavarësia e mediave, qeverisja qendrore dhe qeverisja vendore. Ekspertët e kësaj organizate kritikojnë jo vetëm maxhorancën, por edhe opozitën me politikën e bojkotit që ndoqi pas zgjedhjeve të 28 qershorit. (Për më shumë, shih të dhënat në tabelë). Në fokus të raportit janë zgjedhjet e 28 qershorit, ku vlerësohen ndryshimet e bëra në mënyrë konsensuale në Kodin Zgjedhor, por kritikohen edhe aspektet që kanë të bëjnë me polarizimin e fushatës, përdorimin e administratës publike dhe aseteve të saj, procesi i numërimit etj. “Shoqëria shqiptare mbetet e afektuar në mënyrë të thellë nga polarizimi politik i vendit; politikat ndikojnë në sistemin gjyqësor, në media dhe në shoqërinë civile, dhe për këtë arsye po pengon progresin e vendit në drejtim të konsolidimit të demokracisë”, - thuhet në raport. Gjithsesi, raportuesit e vlerësojnë vitin 2009 përsa i përket integrimit euroatlantik të vendit: duke u ndalur te hyrja e Shqipërisë në NATO dhe paraqitja e kërkesës për statusin e vendit kandidat në BE. (Shih përmbledhjen e raportit, sipas fushave).
Procesi zgjedhor
Parametri i procesit zgjedhor ka mbetur në të njëjtin nivel, në kuotat e 3.75 pikëve, duke shënuar përmirësim me standardet e zgjedhjeve vendore të vitit 2007, por duke u klasifikuar në të njëjtin nivel me zgjedhjet e zhvilluara në vitin 2005. “Freedom House” vlerëson konsensusin mes dy partive kryesore për kompromisin e arritur për Kodin Zgjedhor, futjen për herë të parë të listave të votuesve që dolën nga kompjuterizimi i Regjistrit Civil Kombëtar; por, thekson mjedisin shumë të polarizuar politik gjatë zgjedhjeve dhe konfliktualitetin që solli procesi i numërimit të votave. Në tërësi, ndonëse janë konsideruar si zgjedhjet më të mira të zhvilluara në Shqipëri, ato nuk realizuan plotësisht potencialin e Shqipërisë për të arritur standardet më të larta demokratike.
Shoqëria civile
Shoqëria civile ndodhet në udhëkryq dhe ndodhet prapa krahasuar me vendet e tjera të rajonit. Burimet e pakta financiare, varësia e lartë nga donatorët dhe ulja e ndjeshme e aktiviteteve advokatuese e tregojnë një stanjacion. Po ashtu, rënia e anëtarësimit në shoqata dhe rrjete si dhe mungesa e kapaciteteve të OJF-ve në hapësirat rurale dhe urbane.
Shumë segmente të shoqërisë civile u përfshinë në zgjedhjet e qershorit; disa drejtues OJF-sh morën vende në Parlament, kryesisht me PS-në. Pjesa e mbetur iu rikthyen aktiviteteve të shoqërisë civile. Fenomeni i “derës rrotulluese” midis komunitetit të OJF-ve dhe qeverisë duhet të shihet si një marrëdhënie e shëndetshme, përfituese dhe rifreskuese në skenën politike, por kjo ka hedhur dyshime serioze mbi paanshmërinë e shoqërisë civile. Ajo mbetet në kuotat e 3.00 pikëve.
Pavarësia e medias
Media shqiptare ka përparuar në aspektin e teknologjisë, por korniza e strukturës legjislative për media të lira nuk ka përfunduar ende. Mungesa e strukturës ligjore, e kombinuar me transparencën e ulët në financimin e mediave të shkuara dhe elektronike, favorizon më shumë pronarët e mediave dhe politikanët, sesa interesat e publikut dhe, për rrjedhojë, vështirëson cilësinë editoriale. Gjatë zgjedhjeve të vitit 2009 media u nda më dysh, në mbështetje të partisë në pushtet dhe të partisë kryesore në opozitë. Partitë e vogla nuk patën mbulimin e duhur nga mediat, sipas përcaktimit të bërë në ligjin e Kodit Zgjedhor. Rastet e dhunës kundër gazetarëve kanë qenë sporadike dhe gazetaria investigative mbetet nën kërcënim (siç u demonstrua rasti i dhunës fizike ndaj gazetarit dhe botuesit të gazetës “Tema”, Mero Baze).
Për shkak të rritjes së ndërhyrjes në gazetarinë investigative dhe ndikimit të politikës mbi trupat rregullatore të vetë-medias, niveli i pavarësisë së Shqipërisë është përkeqësuar nga kuotat e 3.75 pikëve në 4.00 pikë.
Qeverisja vendore
Polarizimi i jetës politike në nivelin qendror të qeverisjes ka ndikuar negativisht në punën e këshillave bashkiakë. Procesi i decentralizimit është duke ecur akoma me vështirësi për shkak të prerjes së buxheteve vendore. Parlamenti kaloi një ligj, duke ulur nivelin e taksave për biznesin e vogël, i cili redukton të ardhurat e qeverisjes vendore. Qeverisja qendrore akoma nuk ka marrë ndonjë masë për të kompensuar këto humbje në buxhetet e pushtetit vendor. Për shkak të prerjes së të ardhurave të qeverisjeve vendore, si dhe për shkak të bojkotit të të zgjedhjeve të pjesshme lokale, niveli i qeverisjes demokratike vendore të Shqipërisë është përkeqësuar duke shkuar nga 2.75 pikë në 3.00 pikë.
Struktura gjyqësore dhe pavarësia
Sistemi gjyqësor në Shqipëri nuk është tërësisht i pavarur dhe Shqipërisë i mungon një strategji tërësore për reformën e Drejtësisë. Qeveria vazhdon të ndërmarrë veprime që i trembin gjykatësit dhe prokurorët. Dy ministra u akuzuan për abuzim me detyrën, por rastet e tyre u pushuan nga Gjykata e Lartë për shkaqe procedurash. Konferenca Gjyqësore Kombëtare nuk mblidhet për shkak të zëvendësimit të anëtarëve që u ka mbaruar mandati në KLD, sepse dy partitë kryesore nuk kanë arritur konsensusin për miratimin ligjit të Konferencës Kombëtare Gjyqësore. Gjatë gjithë vitit është vënë re zvarritje dhe keqfunksionimi i sistemit gjyqësor. Riorganizimi i gjykatave, ndonëse është konsideruar një hap pozitiv në rritjen e eficiencës gjyqësore, jo gjithmonë është shoqëruar nga studime paraprake nga KLD-ja dhe Ministria e Drejtësisë. Institucionet shtetërore mbeten një shembull i keq në drejtim të ekzekutimit të vendimeve të gjykatave dhe mungesa e besimit në agjencitë ligjzbatuese i ka detyruar shumë shqiptarë që t’i dërgojnë çështjet e tyre në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut. Edhe për vitin 2009 niveli i pavarësisë dhe strukturës së drejtësisë së Shqipërisë mbetet i pandryshuar, në 4.25 pikë.
Korrupsioni
Korrupsioni është një fenomen i përhapur gjerësisht në Shqipëri dhe perceptimi i korrupsionit në sektorë të ndryshëm të shërbimit publik mbetet i lartë. Përpjekjet e qeverisë për të goditur korrupsionin kanë mbetur në fazën e strategjisë apo janë aplikuar vetën në mënyrë selektive. Për më tepër, strategjisë antikorrupsion të qeverisë i mungojnë mekanizma dhe afate konkrete. Imuniteti i zyrtarëve të lartë vazhdon të jetë një pengesë në luftën kundër korrupsionit. Imuniteti shërben si një bazë për mosndëshkimin e rastit të ndjekur ndaj ministrit të Mjedisit, Fatmir Mediu, i akuzuar në lidhje me shpërthimin në fabrikën e municioneve në Gërdec, ku vdiqën 26 veta në vitin 2008. Niveli i korrupsionit në Shqipëri mbetet i klasifikuar në 5.00 pikë.
Parashikimi për vitin 2010
Aplikimi i Shqipërisë për statusin e vendit anëtar të BE-së do të shqyrtohet në vitin 2010 dhe pritet një përgjigje deri në fund të vitit nga BE-ja. Në të njëjtën kohë, Shqipëria pritet të përfitojë nga regjimi i lirë i vizave në zonën “Shengen” brenda vitit 2010.
Më tepër se gjysmës së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese u përfundon mandati dhe zëvendësimi i tyre është një mekanizëm domethënëses për rolin e Gjykatës Kushtetuese në rritjen e rolit të saj thelbësor, në funksionin kyç të institucioneve dhe mbrojtjen e të drejtave kushtetuese.
Box 1
Shqipëria, në fund të rajonit me Bosnjën dhe Kosovën
Duke iu referuar të gjitha vendeve të rajonit, standardet e demokracisë së Shqipërisë janë vlerësuara ndër të fundit, duke lënë pas vetëm Bosnjën dhe Kosovën. Ndërsa shtete të tjera, si Serbia, Mali i Zi, Maqedonia apo Kroacia janë të vlerësuar më mirë përsa u përket parametrave të funksionimit të demokracisë. Në vendet e para në grupin e shteteve të Ballkanit Perëndimor janë Kroacia dhe Serbia, me të njëjtin numër pikësh. Ndërsa pas tyre vijnë Mali i Zi dhe Maqedonia.
Në renditjen e 29 shteteve ish-komuniste në tranzicion, demokracitë më funksionale janë ato të Estonisë dhe të Sllovenisë. Ndërsa ato që kanë parametra të vlerësuara më negativisht janë: Rusia, Azerbajxhani, Uzbekistani, Taxhikistani, Bjellorusia, Kazakistani. (Për më shumë, shih tabelën sipas renditjes së shteteve të përfshira në raportin “Shtetet në Tranzicion 2010).
FUSHAT/VITET 2004 2005 2006 2007 2008 2009 2010
Proceset zgjedhore 3.75 3.75 3.50 4.00 4.00 3.75 3.75
Shoqëria civile 3.50 3.25 3.00 3.00 3.00 3.00 3.00
Pavarësia e medias 3.75 4.00 3.75 3.75 3.75 3.75 4.00
Qeverisja 4.25 s’ka s’ka s’ka s’ka s’ka s’ka
Qeverisja qendrore s’ka 4.25 4.00 4.25 4.25 4.25 4.50
Qeverisja vendore s’ka 3.25 2.75 2.75 2.75 2.75 3.00
Gjyqësori dhe pavarësia 4.25 4.50 4.25 4.00 4.00 4.25 4.25
Korrupsioni 5.25 5.25 5.25 5.00 5.00 5.00 5.00
Pikëzimi i demokracisë 4.13 4.04 3.79 3.83 3.82 3.82 3.93
Shënim
1 – përfaqëson shkallën më të lartë të progresit demokratik
7 – përfaqëson shkallën më të ulët të progresit demokratik
S’ka – Freedom House nuk ka bërë vlerësim në këtë fushë
Renditja e 29 vendeve
Vendi pikët
Shqipëria 3.93 pikë
Armenia 5.39
Azerbajxhani 6.39
Bjellorusia 6.50
Bosnja 4.25
Bullgaria 3.04
Kroacia 3.71
Çekia 2.21
Estonia 1.96
Gjeorgjia 4.93
Hungaria 2.29
Kazakistani 6.43
Kosova 5.07
Kirgistani 6.21
Latvia 2.18
Lituania 2.25
Maqedonia 3.79
Moldavia 5.14
Mali i Zi 3.79
Polonia 2.32
Rumania 3.46
Rusia 6.14
Serbia 3.71
Sllovakia 2.68
Sllovenia 1.93
Taxhikistani 6.14
Turkmenistani 6.93
Ukraina 4.39
Uzbekistani 6.93
30 Qershor 2010