E Shtunë, 31 Tetor 2026

Freedom House: Shqipëria në 2010 pjesërisht e lirë

TIRANË- Sipas një raporti të fundit të publikuar nga Freedom House për gjendjen e lirisë në botë, Shqipëria cilësohet si një vend “pjesërisht i lirë” për vitin 2010-të. Raporti u publikua në Radio Europa e Lirë.

Në të njëjtin pozicion paraiten edhe vendet e tjera të Ballkanit si Kosova, Maqedonia dhe Bosnje-Hercegovina. Ndërsa Serbia dhe Mali i Zi kanë statusin e vendeve “të lira”.

Sipas raportit, në vendet që janë “pjesërisht të lira” ka korrupsion dhe shteti ligjor është ende i dobët. Po ashtu në këto vende mungon respekti për partitë politike dhe liritë civile.

Në total, sipas raportit të Freedom House, numri i vendeve të lira në vitin 2010 ra në 87 nga 89 që ishte një vit më parë. Numri i vendeve që janë demokraci zgjedhore ka rënë në 115, krahasuar me 123 që ishte në 2005. Me pak fjalë, 2010 nuk ishte një vit i mbarë për lirinë.
(m.a/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Freedom House: Shqipëria në 2010 pjesërisht e lirë

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›