E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përfundon takimi i Eurogrupit

BRUKSEL - Sapo ka përfunduar takimi i Eurogrupit, të ministrave të financave të eurozonës në Bruksel, ku kriza në Greqi dhe rreziku i përhapjes së saj në vendet e tjera, pas problemeve në Itali, kanë qenë në qendër të vëmendjes.

Para takimit presidenti i Eurogrupit, Zhan Klod Junker, ka deklaruar se kësti i gjashtë i kredisë për Greqinë varet pikërisht nga përgjigja që do të japë qeveria greke.
Ministri grek i financave Venizelos u shpreh se krijimi i qeverisë së re të unitetit është provë e angazhimit të Greqisë dhe aftësisë kombëtare për të implementuar programin dhe për të rindërtuar vendin.

Ndërsa komisioneri europian i cështjeve ekonomike dhe monetare Olli Rehn tha se në takimin e Eurogrupit do të diskutohet edhe për Italinë, ku Komisioni Europian do të dërgojë këtë javë një mision monitorimi për masat që duhen ndërmarrë me qëllim konsolidimin financiar dhe reformat strukturore të premtuara nga qeveria Berluskoni.

(a.s/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›