E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE përshëndet vendimin e Papandreut. Merkel: Ishte rrugë e pashmangshme

07-11-2011 / Gazeta 55

Prioriteti i "qeverisë teknike", zbatimi i plotë i vendimeve të trojkës Evropiane


Bashkimi Evropian vlerëson se largimi i Papandreut nga qeveria dhe hapja rrugë e zgjedhjeve të parakonshme, ishte një rrugë e pashmangshme. Kancelarja gjermane Angela Merkel i shprehu respektin e saj kryeministrit grek Papandreu për vendimin e tij për të dhënë dorëheqjen. Lajmi bëhet i ditur nga zëdhënësi Stefen Zaibert gjatë një konference për shtyp i cili theksoi se Kancelarja Merkel vlerëson shumë atë çfarë arriti Jorgos Papandreu në krye të qeverisë greke. Sipas saj Papandreu me kurajë dhe me fuqinë e bindjeve të tij, e vuri vendin në rrugën e duhur dhe arriti të kapërcejë pengesa të shumta. “Greqia ka nevojë për reforma të mëdha dhe masa të rëndësishme për kursimin e parave. Është një rrugë e vështirë, mirëpo është gjithashtu një rrugë e pashmangshme”- theksoi Merkel gjatë bisedës telefonike me Papandreun. Të dy ranë dakord se prioriteti absolut i qeverisë tranzicionale do të jetë zbatimi i plotë i vendimeve europiane, para zhvillimit të zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›