Bashkia e Tiranës analizon 100 ditët e para. Basha: Ҫdo ditë po tregohet se po mbahen premtimet që iu bënë qytetarit

Bashkia e Tiranës ka zhvilluar sot analizën e 100 ditëve të para të administratës “Basha”, në krye të bashkisë më të madhe në vend. Gjatë një konference për shtyp, kryetari i bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha deklaroi se tashmë është fakt, që në 100 ditët e para ka nisur puna për realizimin e premtimeve të fushatës elektorale. Sipas Bashës, çdo ditë po tregohet se po mbahen premtimet që iu bënë qytetarit në fushatë, pasi po punohet në të gjitha drejtimet për shndërrimin e Tiranës në një metropol evropian dhe në shërbim të qytetarëve. “Në qëndër të veprimtarisë është një bashki e hapur për qytetarët dhe kjo është reflektuar më së miri në përaqitjen që kemi patur me qytetarët. Kjo pratikë do të ndiqet edhe më tej dhe më vonë do të bëjmë publik për bashkëpunimin me qytetarët. Në themel qëndron bindja jonë që mënyra për t’i trajtuar problemet e qytetarëve është dëgjimi i tyre. Bashkëbisedimi me qytetarët ka qënë i frytshëm dhe një mënyrë me këmbë në tokë për të matur eficencën e bashkisë”- u shpreh Basha. Duke u ndalur te realizimi i premtimeve, Basha përmendi nisjen e procesit të hipotekimit të apartamenteve. Ai tha se ka përfunduar faza e parë e këtij procesi me dërgimin e dosjeve të objekteve me lejet e shfrytëzimit ndërsa faza e dytë do të përfundojë për një periudhë 3-4 javore. Lidhur me premtimin për punësimin, Basha theksoi se po punohet për hapjen e sa më shumë vendeve të punës. “Brenda 100 ditëshit spikat premtimi ynë për punësimin. Kjo është një çështje që nuk zgjidhet brenda 100 ditësh, por ajo që mund të bëjmë ne është të hidhen hapat e duhur për të ardhmen”- tha ai. Duke iu referuar strukturës së re të bashkisë së Tiranës, Basha theksoi se një nga premtimet e bërë është edhe Agjensia e Mbrojtjes së Konsumatorit e cila do t’i mbrojë këta të fundit nga mallrat pa cilësi si dhe nga spekulimet me çmimet. Një tjetër çështje e cila është mjaft e rëndësishme për qytetarët dhe që sipas Bashës është edhe në qëndër të bashkisë është edhe Plani Urbanistik i Kryeqytetit. “Plani urbanistik i Tiranës ku mendojmë se është një nga problemet më të mëdha të qytetarëve ka nisur ndërsa janë bërë konsultimet në çdo hap të procesit. Hapat e para që janë bëë janë ato të ekzaminimit të plotë të punës dhe të dhënave, hartimi i planit i metodologjisë dhe verpimet e para që do t’i hapin rrugë hapave të tjera ambiciozë”. Kryebashkiaku Basha theksoi se një tjerër sukses është edhe platformë e decentralizimit e cila do t’i japë më shumë kopetenca kryetarëve e minibashkive duke ruajtur kopetencat e kontrollit. Në këtë mënyrë sipas Bashës qytetarët do të mund t’i zgjidhin problemet e tyre sa më afër shtëpisë dhe jo të përplasen në dyert e bashkisë. Disa nga premtimet që Basha theksoi se janë drejt realizimit të tyre janë hapja e konkursit për bulevardin e Tiranës dhe rehabilitimi i lumit, termat e referencës për tramvajin e Tiranës ndërsa është përmbushur edhe adresimi i sigurisë në trafik për shkollat e kryeqytetit.
...