E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqipëria dixhitale, Berisha: Qeverisje transparente dhe shërbimet më të mira për qytetarët

07-11-2011 / Gazeta 55

Kryeministri Sali Berisha u shpreh sot se “teknologjia dixhitale në shumë aspekte është leva e Arkimedit për të kapërcyer kohërat”. Duke folur në Konferencën dy ditore të vendeve pjesmarrëse në iniciativën rajonale Electronic South Eastern Europe, kreu i qeverisë theksoi se tekonologjia dixhitale bën të mundur një qeverisje sa më transparente dhe për të ofruar për qytetarët shërbimet më të mira. “Teknologjia dixhitale është e rëndësishme për të vendosur gjithashtu në themel të veprimtarisë sonë transparencës si kusht i të gjitha kushteve për një qeverisje të mirë. Vendet tona janë që të gjitha të detyruar të rendin në orbitën e globalizmit dhe në këtë kontekst teknologjia dixhitale është jetike në mënyrë që të ecim së bashku me tik takun e orës globale”- tha Berisha. Kryeministri theksoi se Shqipëria ofron një eksperiencë ndër më uniket në Europë dhe botë dhe unikaliteti i saj qëndron në faktin e hidhur që në vitin 2005 niveli i perimetrimit të IST ishte nga më të ultit në botë. “Ky indeks ishte 4.8 përqind ndërsa perimetrimi i telefonisë celulare ishte vetëm 38 përqind. Prandaj dhe për qeverinë time është një nga objektivat më madhore, më ambicioze por natyrisht dhe më e vështira ishte Shqipëria në moshën dixhitale”. Shefi i qeverisë vuri në dukje se Shqipëria renditet ndër vendet më të parë për shkallën e perimetrimit të telefonisë celulare ndërsa është i vetmi vend me 4 operatorë celulalë, ka dhënë 2 licensa për 3G dhe parashikon që të avancojë me teknologjinë 4G. “Ne synojmë që të kapin, të shënojmë një kthesë të re në Shqipërinë dixhitale. Ne mbyllim këtë vit duke u renditur të dytën në botë sipas raportit të forumit të komitetit global për gadishmërinë e rrjetit. Në ambicien tonë e kemi që të kapim një nga nivelet më të larta”. Nga ana e tij Ambasadori i Bashkimit Evropian Ettore Sequi deklaroi se axhenda dixhitale është me rëndësi për Komisionin Evropian.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›