Berisha: Rritje pagash dhe pensionesh edhe për vitin e ardhshëm. Jo rritje të taksave

Kryeministri garanton pensionistët se buxheti i vitit të ardhshëm parashikon një tjetër rritje pagash dhe pensionesh. Në buxhetin e vitit 2012 do jenë 80 milionë dollarë të destinuar për fondin e pensioneve. Gjithashtu Berisha premtoi se s’do ketë rritje taksash për biznesin, duke theksuar se “modeli ynë ekonomik është histori suksesi”
UPDATE- Buxheti i vitit 2012 ishte kryefjala e mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Demokratike, gjatë mbledhjes së sotme. Kryeministri Berisha tha se buxheti i vitit të ardhshëm ka të përcaktuar mirë tre objektivat si kontrollin rigoroz të borxhit, deficitin buxhetor në ndër më të ulëtit në hapësirën europiane dhe inflacionin e kotrolluar. “Ne gjetëm një borxh 72 përqind të prodhimit të brendshëm, erdhën në pushtet kur huatë përdoreshin për të paguar rrogat dhe pensionet. Ne në sajë të reformave ekonomike dhe funskionimit të tyre ia kemi dalë që duke ulur boxhin deri në 60 përqind duke mbajtur një deficit të standarteve të europiane, një nga inflacionet më të kontrolluara në eurozonë, ia kemi dalë të dyshishojmë rrogat dhe pensionet”- u shpreh Berisha. Berisha theksoi se qeveria ia ka dalë të rindërtojë mbi 9 mijë km rrugë si dhe të mbështesë fuqishëm Shqipërisë dixhitale. “Jemi të previligjuar se do mund të mbështesin fuqishëm axhendën tonë politike, objektivat tona politike. Edhe këtë vit që vjen Shqipëria do listohet ndër më të paktat vende që do rrisin rrogat dhe pensionet. Kjo është një politikë konstante por me një çmim të padiskutueshëm. Nga vjet deri në këtë vit fatura rritet me 80 milionë dollarë. Rritja e pensioneve përbën një domosdoshmëri të madhe. Vështirësitë e pensionistëve janë serioze por çdonjëri prej tyre e ka të qartë se kurrë nuk janë rritur pensionet si këtë vit”- theksoi Berisha.
...