Frenk kengetari i madh dhe hija e se emes
Nje pasdite dhjetori te vitit 1915 ne kuzhinen e nje apartamenti ne zonen e Little Italy ne New Jersey nuk kishe ku te hidhje kokrren e molles. E gjithe dhoma ishte e mbushur plot me gra qe flisnin me ze te larte dhe ne mes ishte shtrire nje 19-vjecare qe renkonte per te sjelle ne jete femijen e saj. Ajo ishte Dolly Sinatra. Lindja e femijes se saj ishte shume e veshtire dhe vetem mjeku qe erdhi me urgjence arriti ta shtynte dhe te nxirrte ne drite foshnjen qe kishte rreth qafes nje kordon te trashe. Por femija dukej se nuk merrte fryme nderkohe qe nena ishte ne rrezik jete. Megjithate Zoti beri nje mrekulli dhe te dy nene e bir mbijetuan por asnjeri nuk e harroi brutalitetin e asaj lindjeje shume te veshtire qe per pak sa nuk ua mori jeten. Foshnja me emrin Frenk Sinatra superylli me zerin e mrekullueshem qe mrekulloi boten do te mbante gjate gjithe jetes disa te cara ne fytyre dhurate e lindjes se veshtire dhe nuk behet fjale vetem per deme fizike por edhe psikologjike. Keto te cara do ta shoqeronin deri ne fund te jetes. Gjate viteve te tij te arta ai nuk do ti lejonte kurre fotografet qe ta merrnin ne anen e majte te fytyres. Grate e te gjithe botes do te jepnin gjithcka per te qene ne shtratin e tij por Frenk para vetes ndihej nje shemtaraq i damkosur e i tallur nga shoket e shkolles. Edhe kur ishte rreth te 40-ave dhe ne majen e suksesit profesional dhe gezonte te gjitha oportunitetet me te mira qe mund te gezonte nje artist ne ate kohe drama e perjetuar ne momentin e ardhjes ne jete vazhdonte qe ti dhembte ne mendje. Frenk ndihej keq qe gjate aktit te lindjes te gjithe ishin te interesuar per te shpetuar te emen duke e lene ate menjane. Ajo ishte me e rendesishmja. Dhe hija e saj imponuese e shoqeroi Frenk pergjate gjithe viteve te rinise dhe te burrerise. Dolly ishte nje krijese e paparashikueshme vullkanike nje grua qe ishte e afte te dashuronte dhe te urrente ne ekstrem. E megjithate e verteta eshte se personaliteti i Dolly-t ishte i njejte me ate te te birit Frenk. Dolly ne fakt nuk ishte emri i saj i vertete por nje nofke qe ia kishin vene ne femijeri pasi kishte qene me te vertete nje femije shume i bukur i kendshem dhe mjaft i zgjuar. Ajo kishte nje aftesi te lindur per gjuhet e huaja dhe ishte shume ambicioze. Por mister ka mbetur lidhja e saj me Marti Sinatren nje njeri me nje natyre te bute dhe te mire por i paafte per jeten. Ai kishte nje dukje te ashper me trupin e mbushur me tatuazhe por brenda ishte shume i bute dhe i brishte. Ishte astmatik dhe i paarsimuar dhe nuk fliste kurre shume. Frenk mbante mend nga femijeria kur prinderit qe ndodheshin ne dhomen tjeter flisnin me ze te larte mes tyre ose me mire e ema bertiste sepse te atit nuk i ndihej zeri. I ati Marti ishte nga Sicilia ndersa njerezit e Dolly-t vinin nga Italia e Veriut Xhenova. Kjo dasi gjeografike e bente edhe me te veshtire per te tjeret qe te kuptonin se cila ishte arsyeja e vertete qe i kishte bere keta njerez bashke. A mos valle Marti kishte nje sharm te parezistueshem qe te bente nje 16-vjecare ti binte te kembet Pas ardhjes se Frenk ne jete cifti nuk beri me femije ndoshta sepse lindja e Frenk ishte dramatike dhe e kishte demtuar rende te emen. Ose ndoshta Dolly vete nuk donte qe te perseriste te njejten drame me ndonje femije tjeter. Por ajo u shperblye per traumen e saj ne shume menyra. Ajo zgjodhi qe te behej mamiacute dhe mbi te gjitha te merrej me abortet qe ishin te paligjshme ne ate kohe dhe per kete pati edhe nje histori akuzash. Por duket se Dolly ishte shume e qarte ne biznesin qe bente dhe fale gjuheve te huaja qe fliste pati mjaft kliente vecanerisht nga emigrantet e huaj qe hynin ne ate kohe ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Puna e saj e coi ne vemendjen e politikaneve te Partise Demokrate te distriktit ne te cilin jetonte. Te befasuar nga forca e personalitetit te saj ata e pane si nje lidere te mundshme dhe madje te suksesshme te komunitetit. Shume shpejt ajo u perfshi ne politike duke perfaqesuar ceshtje te ndryshme me raste fushatash nderkohe qe bente edhe punen e vet si mamiacute. Dolly kishte nje temperament politikaneje ishte e palodhur energjike nuk para reflektonte shume per ate qe bente dhe ate qe thoshte. Per sa i perket te birit Frenk ajo here i kushtonte shume vemendje e here pak. Ne fakt kishte dashur qe ai te ishte vajze dhe per kete arsye kur Frenk ishte i vogel e vishte me rroba roze. Femija ishte shume i gjalle tamam si nena e tij. Por Dolly ishte nje njeri qe nuk e kishte problem te ushtronte dhune ndaj jo rralle e rrihte te birin me nje shkop dhe ne ato kohe e rrahura njihej si nje mjet shume i mire disiplinimi. Frenk here i rrethuar nga nje vemendje e madhe por me se shumti i braktisur madje edhe i keqtrajtuar fizikisht u rrit duke vuajtur pafundesisht nevojen e pranise se nenes vuajti vetmine dhe kaloi disa cikle depresioni. Ai mesoi gjate kesaj kohe qe te mos i besonte askujt vecanerisht te emes. Edhe ne marredheniet e tij me femrat ai tentonte qe te denonte te emen duke u treguar shpesh i ftohte i rreshqitshem dhe jo shume xhentil. Sinatra ishte djale i vetem dhe i tille u rrit. Ekzistonte nje thashethem sipas te cilit Sinatra ende luante me kukulla deri ne moshen 12-vjecare. Ne kete moshe ai deshperimisht kerkonte te ishte pjese e ndonje grupi djemsh cfaredolloj grupi qe te ishte. Ai i perdorte parate e xhepit qe ia jepte e ema per te blere shoqerine. Me keto para ai i qeraste shoket per ta pranuar ne grupet e tyre. E megjithate ate e tallnin shpesh per veshjen per faktin qe ishte shume emocional dhe qe ishte disi i cuditshem. Ne fakt Frenk ishte emocional sic do te vazhdonte edhe gjate tere jetes se tij. E megjithate ai vazhdimisht kishte ate ndjesine se ishte nje njeri i vecante. Ishte nje ndjesi qe e kishte trasheguar nga e ema nje vetedije e brendshme qe e shoqeronte gjithmone. Ajo donte dhe pretendonte pushtet dhe para. I tille ishte edhe i biri. Frenk mund ta kete pasur te veshtire komunikimin me te emen por ai ishte shume i qarte dhe i prere kur ishte fjala per jeten e tij dhe perfitimet qe merrte nga kjo jete. Ndersa ai rritej edhe familja ishte duke e permiresuar situaten financiare. Prinderit e tij blene nje lokal dhe aty ajo perdorte lidhjet e saj politike per ti gjetur te shoqit nje pune ne zyren lokale te zjarrfikesve. Per Dolly Sinatren nuk ekzistonte fjala jo. Kjo beri qe ajo te arrinte ate qe donte dhe ta fuste te shoqin ne nje pune qe ne ate kohe ishte shume mire e paguar. Me shtimin e te ardhurave ata mund te perballonin tani nje jete me te mire se me pare me me shume komoditete. Dhe ne lagjen ku familjet zakonisht flinin te gjitha ne nje dhome te vetme Frenk kishte jo vetem dhomen e tij por edhe te gjitha gjerat me te cilat luanin dhe kishin ne pronesi femijet e pasur. Dhe objekti me i rendesishem i luksit ishte radioja. Radioja ishte mikja me e mire e Frenk qe e shoqeronte gjate neteve te vetmise dhe mbi te gjitha permes saj ai u fut edhe ne boten e muzikes. Atehere ai deshironte qe te behej kengetar. Ndersa kalonte ne moshen e adoleshences Frenk e kuptonte se sa shume i ndjeshem qe ishte madje kjo krahasimisht me djemte e tjere. Ne mendjen e tij dhe ne zemer hynin e dilnin pafundesisht emocione. Atij i vinte turp nga ndjesi te tilla te holla duke i cilesuar ato si pjese te botes femerore ndaj kete pjese te mrekullueshme te vetes ai e mbante gjithnje te kycur thelle. Me keto ide ai e braktisi shkollen kur ishte 16 vjec. Dolly qe enderronte qe i biri do te behej nje mjek apo inxhinier u inatos shume dhe ia perplasi te birit ne fytyre. Ne keto rrethana ajo shkoi te nje miku i saj gazetar dhe iu lut qe ti gjente te birit nje pune ne Jersey Observer. Frenk mori nje pune por as ai as e ema nuk ishin te kenaqur. Frenk vete e imagjinonte veten si gazetar sportiv dhe nje dite ai zevendesoi nje gazetar i cili kishte humbur jeten ne nje aksident automobilistik. Gjate asaj kohe edhe pse nuk pati sukses ne gazetari ai ishte nje djale me nje pamje te bukur dhe vishej mire. Pavaresisht cfare punesh bente diten ne mbremje ai kendonte ne shkollen e dancit ne klube te ndryshme dhe taverna. Dolly nga ana tjeter e ndihmonte me kontaktet qe kishte. Me kalimin e kohes prinderit u binden qe i biri i tyre ishte i prere per karrieren e kengetarit. Ndaj i blene nje mikrofon shume te shtrenjte per kohen qe kushtonte 65 dollare. Ketu filloi edhe ngjitja e tij drejt biznesit dhe artit te te kenduarit. E ema e ndihmoi me njohjet e saj qe i biri te kendonte neper vende te rendesishme dhe lokale te shtrenjta. Gjithmone kur Frenkit i duhej ndonje gje ishte e ema qe ia zgjidhte problemin ne menyren e saj shume kembengulese shpesh te zhurmshme por gjithnje te suksesshme. Me kalimin e mbremjeve zeri i Frenk u be me i kerkuari ne te gjitha lokalet. Ai ishte nje ze i ngrohte melodioz qe te emociononte dhe qe e shnderronte nje kenge ne nje magji te vertete. Befas u vu ne qender te vemendjes dhe nisi te kete edhe marredhenie me shume vajza nje pjese e te cilave nga familje te rendesishme.
Frenk ishte nje perzierje e jashtezakonshme e talentit me fizikun dhe menyren e te sjellurit. Te gjitha keto donte apo nuk donte i kishte trasheguar nga e ema e cila vazhdimisht edhe kur ai arriti majat me te larta te suksesit e vezhgonte dhe i nderhynte. Madje per shume kohe ajo ngulmoi qe i biri te ndryshonte emrin shume italian dhe te merrte nje tjeter me amerikan qe do ti siguronte me shume sukses. Per shkak te dominimit te se emes dhe natyres se saj shume te rrepte Frenk tentonte gjithmone qe te lidhej me njerez me karakter te forte. Nderkohe e ema ishte i vetmi person qe ai kishte me te vertete frike dhe frika e brendshme ishte nje nga pikat me delikate te karakterit te tij. Dhe ndoshta kjo lloj lidhjeje beri qe edhe marredheniet e tij me femrat te ishin shpesh te deshperuara te deshtuara marredhenie qe shume shpesh e depresiononin dhe e linin me zemer te thyer. Nensi ishte gruaja e pare e Frenkut nje vajze e zakonshme te cilen ai e deshi dhe me te cilen qendroi i martuar deri diten kur e la per te mrekullueshmen Ava Gardner. Me Nensin kishte 3 femije. Por edhe per kete lidhje si per te gjitha te tjerat Frenkut i duhej aprovimi i se emes. Dhe keshtu vazhdoi ai edhe ne vitet ne vijim me lidhjen qe nisi me nje drame dhe vazhdoi po me nje drame ne jetet e te dyve.