Parku i te dashuruarve
Na ishte se cna ishte. Na ishte nje here e nje kohe te shkuara ne Tirane nje park. Nuk ishte i ngjashem me ata te medhenjte qe mbusheshin me harene e festave si ai i Liqenit. Jo aspak. Ky park as qe pretendonte te ishte i tille. Diku ne mesin e tij kishte nje si gje te rrumbullaket qe dikur kishte enderruar te ishte shatervan me pas te gjithe e kishin harruar. Askush nuk ia kishte vene me veshin gjese rrondokope qe te mbushej ndonjehere me uje apo qe te popullohej ndonjehere me peshq te kuq. Asgje te keqe nuk kishte ketu. Sa e sa vete enderrojne ne kete jete shumica e tyre e kane kot fare kot. Parku ishte i stermbushur me peme. Nuk ishin fort te vjetra megjithate ishin kryeulura. Ishin meshtekna te ardhura dikur nga stepat e Rusise valanidhe te ardhurs nga stanet e maleve plepa te bute nga ana e detithellip te gjithe bashke shkonin mire. Heshtja sundonte mbi parkun. Ate nuk e prishte madje as e qara e ndonje femije as meraku i ndonje nene dhe as te bertiturat e ndonje babai nevrik. Sado ta ngrinin zerin te gjithe keta bashke heshtja nuk prishej. Dukej sikur zerat qe dilnin nga gryket e njerezve mpiheshin qe ne ajer. Parku kishte vendosur te ishte oazi i heshtjes dhe i mprehjes. Vetem zogjte kishin liri te plote. Ata mund te kendonin e te lodronin hareshem sa te donin. Nje here ne vit qetesia e parkut prishej dhe pemet e ulnin koken deri ne toke. Keto ishin ditet e paradave festive te arritjeve te fitoreve te tangerlleqeve politike dhe ideologjike. Por keto kalonin shpejt dhe parku i mire priste gjithnje njerezit me ate durimin e tij te heshtur. Rreth tij kishte disa ndertesa te rendesishme. Krejt ne skaj te tij ishte ndertesa e Kryeministrise. Ne anen tjeter ishte bulevardi i vjeter me guret e shtruar qe ne kohe te Italise. Pastaj nisnin disa vila njera prej tyre ishte Ambasada Vietnameze. Pemet e larta mezi i shikonin shoferet vietkonge qe drejtonin makina ruse te zeza. Ngjitur me to ishin shtepite e disa te medhenjve te pushtetit. Parku ketyre nuk ua vinte fort veshin. Ai ishte nder te paktat gjera qe pelqenin erresiren. I pelqente kur binte muzgu sepse bash e ne ate kohe ne stolat e tij niseshin te uleshin nje nga nje e si me ndrojtje ciftet e te dashuruarve. Kjo histori vazhdoi dekada me radhe por pastaj u harrua. Ata cifte kane pasur fate te ndryshme. Dikush u martua shume i ndau jeta te tjere perfunduan vetem si enderrimtare te perjetshem te tjere ne burg. Erdhi nje dite qe ekskavatoret e shkulen me themel parkun e te dashuruarve. Pemet kishin pare ca kohe me pare nje tufe te madhe njerezish qe qanin me denese por nuk u kishte vajtur kurre mendja se disa prej tyre qe ishin ulur madje ne stolat e parkut te ishin aq mizore saqe te vinin nje dite te bukur e ti prisnin. Keshtu ndodhi pas vdekjes se Enver Hoxhes kur parkut i erdhi fundi. Ne vend te tij do te ngrihej nje gje gri nje Piramide per nje Keops shqiptar. Marrezi e madheshtise ishte ne apogjeun e vet. Keshtu ne vend te dashurise te heshtjes te paqes ne vume Piramiden per te cilen sot diskutohet e flitet me aq pasion.
Tani kjo pune duket se eshte vendosur. Ajo ndertesa e madhe qe i zuri vendin parkut te dashurise do te shembet. Ne vend te saj do te ngrihet nje Parlament i ri. Sikur te degjosh politikanet ata qe nuk kane asnje lidhje me arkitekturen por vetem me luften e simboleve apo ikonoklastine per njeren pale Piramida duhet ruajtur per palen tjeter duhet shembur. Duket sikur jane te ndryshem ne mendim sepse ideja perse u ndertua dhe perse po shembet eshte ne thelb e njejta. Nuk eshte gje tjeter vecse nje corape e arnuar e kthyer mbrapsht. Kur u ndertua u ndertua si simbol i Enver Hoxhes. Kur shembet menyra e te menduarit eshte po e njejta vetem se e kthyer ne kahe te kunderta. Thelbi eshte nje dhe vetem nje marrezia e madheshtise. Asgje te perbashket me parkun e dikurshem te te dashuruarve ku uleshin bashke te majte e te djathte ish-partizane e ish te denuar politike perkundrazi.
Zerave te specializuar madje edhe vete projektuesve te kesaj gjese askush nuk ua vuri veshin. U tha se eshte nje simbol i diktatures qe duhet hequr dhe pike. Ne vend te saj duhet ndertuar nje tjeter godine gjigante nje obelisk a monument qe te na tregoje se sa shume perpara kemi ecur nderkohe nje gje qe te na kujtoje ne jete te jeteve edhe iniciatoret e ketij ndertimi ata qe na hapen syte. Ky pra eshte Parlamenti i demokracise ku me kete term kuptohet vetem partia e tyre. Per parate qe ka ngrene kolosi prej betoni per ato qe jane hedhur per trukun e tij te pamundur dhe per te tjerat qe do duhen per prishjen dhe ndertimin e Parlamenti te ri u tha se nuk ka gajle fort. Nje gje e cuditshme per nje vend qe nuk hyn nder te pasurit e globit. E gjithe kjo histori na e perforcon bindjen se ne thelb nuk kemi ndryshuar aspak. Ne merremi me simbole njesoj si ikonoklastet ne Bizantin e dikurshem. Ne vend te nje parku te dashurise ngritem nje gje te frikshme nje monument qe gjithsesi ishte fryma e kohes. Po perse duhet te bejme ne thelb te njejtat gabime Valle kjo ishte ajo qe kerkonim ne 90
Tani sikurse ndodh rendom me gjerat tona te rendesishme duket se eshte vendosur. Piramida do prishet. Mire qe ndokujt nuk i vajti mendja qe te prishe Shallvaret apo pallatet Agimi meqe ato jane ndertuar ne kohe te Stalinit.
Ne nje vend ku nuk te pyet njeri cila eshte zgjidhja Veshtire ta thuash vertet por mbase nje rrugezgjidhje edhe ka. Nese opozita do te rrinte ne salle dhe nuk do te merrej vetem me kutite atehere mbase ndokujt prej tyre do ti shkonte mendja se ne te gjitha vendet e qyteteruara te botes ne ate pjesen ku aspirojme edhe ne me kot te hyjme ka disa gjera qe nuk i lihen ne dore vetem politikes por drejtperdrejt popullit. Ne kete rast hyne ne fuqi REFERENDUMI Askush nuk i pyeti qytetaret e vjeter dhe te rinj te Tiranes nese ata duan ta shohin ende perdite Piramiden. A e pelqejne dhe sa nuk e pelqejne A jane dakord qe te harxhohen para vetem per te bere parada triumfi ne nje vend pa triumfe te medha Ta zeme se e prishem perse patjeter Parlamenti i ri duhet te jete pikerisht aty Po sikur te kthejme edhe nje here parkun e mire te te dashuruarve Kjo iniciative i takon ne radhe te pare opozites pastaj Bashkise se kryeqytetit dhe pastaj intelektualeve qe marrin vesh nga kjo pune dhe qe per me teper u dhimbset paraja e popullit. U perket atyre qe ende e duan me shpirt Tiranen. Te jeni te sigurt nese nje referendum i tille vertet do te zhvillohet atehere do te fitoje ideja qe Piramida e nisur si nje kryeveper e marrezise se madheshtise te shnderrohet ne nje lloj parku te dashurise si dikur. Se si e qysh e tek mjafton te gjejme brenda vetes vetem pak dashuri. Asgje me teper.