E Diel, 1 Nëntor 2026

Fricke Vendimi i qeverise greke per kursime dhe privatizime eshte hapi i duhur por duhet pritur vleresimi i FMN-se

Deri ne mes te korrikut mjaftojne parate ne arkat e shtetit grek pastaj Greqia falimenton nese nuk merr sic eshte rene dakord kestin e ardhshem te kredise. Por pikerisht kjo eshte vene ne dyshim shpesh kohet e fundit nga ekspertet e BE-se FMN-se dhe Bankes Qendrore Evropiane. Per nje arsye te thjeshte Greqia nuk i ka ndermarre hapat e premtuar per rimekembjen e financave te keqija shteterore ose te pakten jo ne masen e duhur. Vecanerisht sa i takon privatizimit te pasurive shteterore nuk eshte bere thuajse asgje. Per kete arsye partneret ne BE i kane kerkuar qeverise greke te beje me shume perpjekje per kursim.

Otto Fricke drejtuesi i punes se grupit parlamentar te liberaleve FDP ne Bundestag ne bisede per radion Deutschlandfunk i konsideron propozimet e qeverise greke nje hap ne drejtimin e duhur por eshte skeptik nese paketa e kursimeve do te zbatohet vertet.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Otto Fricke

DLF Z. Fricke si i vleresoni vendimet e marra nga kabineti grek per kursime te metejshme dhe privatizime

Fricke Ky eshte te pakten nje hap ne drejtimin e duhur i cili megjithate vjen paksa me vonese. Natyrisht duhet edhe te perpiqemi te perfytyrojme se cdo te ndodhte nese nje vendim i tille do te merrej ne vendin tone. Jane vendime vertet te forta. Krahas privatizimeve behet fjale edhe per kontributin per sigurimin shoqeror ne sektorin publik taksa me te larta per automjetet private dhe masa te ngjashme te cilat prekin direkt qytetaret. Pra vendimi i qeverise greke eshte i duhuri por tani duhet pare se si do te vleresohet nga FMN-ja. Natyrisht une dua gjithashtu te di qarte se cfare mjetesh financiare te paguara nga taksapaguesit gjermane jane ende te nevojshme.

DLF Le te shohim detajet e paketes se kursimit te propozuar nga qeveria greke Ne te parashikohen privatizime ne volum prej 50 miliarde eurosh gjate viteve te ardhshme. Por shefi i eurozones Jean-Claude Juncker tha ne fundjave ne nje interviste se keto 50 miliarde nuk mjaftojne aspak dhe nevojiten shume me teper.

Fricke Ketu z. Juncker me siguri ka te drejte vetem kjo nuk mjafton. Por duhet te shohim gjithnje te gjitha paketat. Sigurisht kjo nuk eshte e lehte ne nje ekonomi. E rendesishme eshte te shihet nese keto do te zbatohen ne nje ekonomi e cila per vite me radhe ka menduar se mund tia dale pa privatizime dhe para se gjithash pa ato masa te cilat ne ne Gjermani i kemi ndermarre. Dhe ky vendim kabineti sado i drejte te jete eshte vetem nje hap i pare. Ai duhet te perkrahet nga shumica dhe kjo nuk eshte e lehte pasi opozita greke per fat te keq nuk eshte sjelle me ate pergjegjesi qe kerkon situata. Megjithate duhet te kuptojme se kemi te bejme me nje anetar te familjes evropiane i cili po ndermerr hapat e duhur.

DLF Vec kesaj paketa e kursimeve parashikon edhe nje shume prej gjashte miliardesh te cilat duhet te kursehen kete vit. Nderkohe shohim qe ekonomia greke eshte e goditur rende ndodhet ne recesion. Te ardhurat fiskale te cilat kane qene dhe me pare te uleta vazhdojne te bien. A ka kuptim te ndermerren kursime te metejshme dhe te rrezikohet recesioni

Fricke Ky eshte nje argument qe vjen ne radhe te pare nga socialdemokratet dhe ekologjistet ne Gjermani pra qe Greqia po detyrohet te kurseje deri ne rrenim. Une mendoj vetem se eshte e rendesishme te shihet se cila eshte alternativa. Duhet pare se si ka mberritur Greqia ne kete gjendje. Ashtu si ne rastin e pacienteve duhet thene se koha e sherimit nuk eshte koha kur ndjehesh patjeter me mire por eshte koha kur ilaci i hidhur duhet te veproje dhe kjo zgjat. ... Une besoj se nese duam nje partner perseri te qendrueshem nga ana jone nevojitet jo vetem solidaritet ne disa aspekte por edhe soliditet nga ana e Greqise. Landet tona federale jane nje shembull qe tregon se sa keq mund te shkojne punet ne qofte se vazhdohet vetem me subvencione.

DLF Z.Fricke sa do tu kushtoje e gjitha kjo akoma taksapaguesve gjermane Cfare kostosh jane te pranueshme cili eshte kufiri

Fricke Kufiri eshte atje ku ekspertet e institucioneve si FMN dhe Banka Qendore Evropiane thone se nuk duhen hedhur me para aty ku ndihmat e meparshme financiare nuk kane qene efektive. Per kete arsye eshte e rendesishme te shohim se cfare do te thote FMN a ka nje prognoze a eshte i dukshem fundi. ... Ne kemi hartuar nje pakete prej 110 miliarde eurosh per Greqine dhe tani duhet te shohim nese kjo mjafton apo jo. Nese FMN thote se nuk mjafton dhe nuk ka as ndonje prognoze per permiresimin e situates atehere perballemi me veshtiresi per te cilat nuk dua te spekuloj. ... Por sic e thashe ne fillim faktet e pastaj vendimi.

DLF Pra sapo FMN BE dhe Banka Qendrore Evropiane te thote se kredite e metejshme per Greqine do te ishin te papergjegjshme partia liberale FDP do te refuzonte ne parlamentin federal akordimin e kredive te tjera

Fricke Ne ate moment besoj se jo vetem FDP ne Bundestag ... do te kerkoje venien e kufirit por do te kemi edhe nje mekanizem i cili tregon fare qarte se ata te cilet kane investuar ne titujt greke kane gjithashtu pergjegjesi. Kjo deri tani nuk eshte bere .... Do te kete edhe nje vendim ne nivel evropian. ... Ne duhet ti shpjegojme qytetareve tane se perse ne Gjermani u zbatua axhenda 2010 me gjithe problemet e saj dhe perse greket ndoshta nuk e bejne kete ose nuk e bejne si duhet.

DLF Ne tregjet financiare jane shtuar zerat qe thone se tani eshte kohe per te bere nje ristrukturim te borxhit grek dhe nuk duan te presin me shume. A mos valle politika po vepron ne kundershtim me ekspertizen e tregjeve financiare

Fricke Jo mendoj se kjo nuk eshte e vertete per momentin. Marreveshja jone eshte qe kur vendet kane probleme ne dergojme atje FMN-ne specialistet me te mire ne cdo ministri ne cdo instance dhe ata pasi kontrollojne gjithcka na thone se si eshte situata. Institutet dhe te gjithe ekspertet e tjere te ekonomise japin ndihme shtese japin informacione te tjera. Kur nje ekspert thote dicka atehere e rendesishme eshte te dihet se si e sheh kete FMN-ja si e shohin njerezit qe kontrollojne ne vend. Do te ishte e gabuar nese politika do te thoshte FMN po kontrollon dhe nuk e leme me te kontrolloje pasi e dime qe me pare rezultatin. Nese kete do ta bente bashkesia e shteteve e aq me shume Evropa me pergjegjesine e saj atehere mesazhi per tregjet do te ishte ne nuk jemi me te parashikueshem. Dhe nuk po merrem me spekulimet se ku do te conte nje qendrim i tille

Intervistoi Peter Kapern / E. Xhani

Redaktoi V.Filaj-Ballvora

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›