Frid: Kosova, e pavarur. SHBA mbështet vendosjen e Eulex
Ndihmës sekretari amerikan Daniel Frid deklaroi se SHBA e mbështesin vendosjen e misionit evropian Eulex sa më shpejtë që të jetë e mundur.
“Ju duhet të merrni vendime dhe të ecim përpara. Plani gjashtë pikësh i OKB-së mund të mos marrë aprovimin e situatës aktuale, por ajo çka pritet është se Eulex duhet të vendoset dhe duhet të bashkëpunojmë me Qeverinë e Kosovës në çdo fazë, sepse është vendi juaj”, theksoi ndihmës sekretari amerikan Frid.
Sipas tij, Kosova është një vend i pavarur dhe sovran dhe askush nuk duhet të mendoj të kundërtën për të.
“Sa më shpejtë të jetë e mundur ne do të kemi shpresë se Eulex është misioni më ambicioz dhe SHBA është pjesë e këtij misioni, sepse SHBA ka nënshkruar një marrëveshje me BE për pjesëmarrje në këtë mision. Sa më shpejt që të marrin mandatin dhe do të fillojnë më mirë do të jetë. Eulex do të jetë i vnedosur kudo në Kosovë. Do të kemi një të ardhme më të mirë për Kosovën”, theksoi ndihmës sekretari i SHBA-ve.
Ai tha se është i bindur se lidershipi i Kosovës është i angazhuar për më të mirën e Kosovës.
Ai ka deklaruar se qeveria e Kosovës ka një qëndrim. Dëgjon këshillimet por ata vendosin më në fund për çështjet e tyre. “Ne duhet të punojmë ngushtë me Qeverinë e Kosovës dhe se ky plan është i përkohshëm dhe jo permanent dhe ne e respektojmë faktin se Qeveria e Kosovës ka një këndvështrim tjetër. Mbështetja jonë mbetet me qëndrimet e Kosovës dhe ne jemi dakord që sa më shpejt të vendoset në Kosovë”, theksoi Daniel Frid në një konferencë të përbashkët me presidentin e Kosovës, Fatmir Sejdiu dhe kryeministrin Hashim Thaçi.(INA)