E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama-Withers, takim kokë më kokë

Tiranë- Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama dhe ambasadori Amerikan në Tiranë, Xhon Withers kanë zhvilluar një takim mesditën e sotme, larg vëmendjes së medias. Takimi mes tyre është zhvilluar pas promovimit të librit të Obamës "Guximi për të shpresuar", ku mes shumë të tjerësh kanë qenë të pranishëm edhe ambasadori amerikan dhe kreu i selisë rozë.

Ata i janë shmangur komenteve në lidhje me kodin zgjedhor dhe grevën e urisë së 10 deputetëve për pakënaqësitë për pjesëmarrjen në komisione, ndërsa kanë biseduar bashkë në një takim larg syve të medias.

Nuk përjashtohet mundësia që gjatë këtij takimi të jetë diskutuar rreth debatit më të fundit që ka lidhje me grevën e urisë.

Sot konferenca e Kryetarëve vendosi shyrjen e seancës plenare, ku ishte parashikuar të kalonte kodi i ri zgjedhor. Ndërkohë që grupi parlamentar socialist, përmes numrit një të tij, valentina Leskaj deklaroi se kodi i ri është në interes të publikut dhe se qëndrimet jepen me argumente e nuk imponohen me zor.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›