Shembja e pallatit, debate në Këshillin Bashkiak
Gjirokastër- Shembja e pallatit 5 katësh që mori jetën e tre banoreve, plagosi disa të tjerë dhe la pa strehë shumë familje është shndërruar në debat të ashpër në mbledhjen e radhës së Këshillit Bashkiak të Gjirokastrës.
Në mbledhjen që vazhdon të zhvillohet ende, në rënd të ditës është studimi i gjendjes së emergjencës së krijuar pas rrëzimit të pallatit. Kryetari i të djathtëve, Bexhet Cobani ka rikërkuar dorëhqejen e kryetarit të Bashkisë, si të vetmin përgjegjës. “Nuk mund të ulemi të gjithë në të njëjtën tavolinë”- ka thënë ai, duke përsëritur kërkesën e bërë fill pas tragjedisë në këtë qytet.
Ndërsa për kryetarin e kolalicionit të majtë, Florian Hysi nuk është koha për të tilla akuza. “Nuk është koha për akuza politike e për ta përdorur politikisht këtë ngjarje”- tha ai.
Sipas kryetarit të bashkisë, Flamur Bime rreziku vazhdon të mbetet prezent, pasi kodra, ku ndodhej pallati që u shemb, është një terren i aktivizuar dhe mund të ketë probleme të tjera. Ndërkohë, është njoftuar se nesër pritet mbërritja e studimit gjeologjik të zonës. Ngjarja ndodhi dy javë më parë, ne mesdite, ku brenda pak sekondash u shemb nje pallat 5 katesh ne lagjen "11 janari" te qytetit. nen rrenoja humben jeten Parashqevi Zoto, 65-vjec dhe nene e bije, Valbona dhe Anxhela Dalani. trupat e tyre u gjetn pas nje dite kerkimi nga forca te specializuara. per kete ngjarje jane lene ne arrest me burg 10 persona, punonjes te bashkise dhe pronare e punonjes te nje firme ndertimi, qe hapte thelemet e nje pallati ngjitur me pallatin e tragjedise.