E Shtunë, 31 Tetor 2026

OSBE, dy qëndrime brenda ditës për Kodin

 

Brenda pak orësh paraditen e sotme, OSBE ka lëshuar dymesazhe të përkundërta lidhur me Kodin e ri Zgjedhor që ka shkaktuar edhe protestën ekstreme të grevës së urisë së 10 deputetëve në Kuvend.

Fillimisht, orët e para të paradites, në një mesazh adresuar partive politike shqiptare nga zyra e OSBE në Tiranë lidhur me Kodin e ri Zgjedhor, u tha se Zyra e OSBE-së sugjeron që “diskriminimet ndaj çdo partie duhet të hiqen nga kodi elektoral”.

Ambasadori i OSBE në Tiranë, Robert Bosch rekomandoi në emër të OSBE që partite politike të garojne me njera-tjetrën ne menyre te barabarte.

Por OSBE e ka pergenjeshtruar intepretimin e mesiperm ne deklaraten e dytë brenda ditës, të shpërndarë në oren 12:30.

Në këtë deklaratë të dytë, OSBE thotë që “çështje si këto të diskutohen në Parlament dhe pastaj vota le të vendos”, duke shtuar që “kjo duhet bërë pa presion të ndonjë grupi”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›