E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fried: EULEX-i nuk është neutral, Kosova nuk ndahet

"EULEX-i vepron brenda kornizës së Rezolutës së Këshillit të Sigurimit 1244, por është larg të qenit status neutral", ka thënë ndihmës nënsekretari amerikan i Shtetit për çështjet e euro-azisë, Daniel Fried.

Ndihmësnënsekretari amerikan i Shtetit për çështjet e euro-azisë, Daniel Fried, ka përsëritur mbështetjen e tij për tërësinë territoriale të Kosovës.

"Kosova do të mbetet e pandarë", theksoi Fried, gjate një interviste per Radion Evropa e Lirë.

Sipas tij, EULEX-i e di se cili është misioni. “Misioni i EULEX-it në fakt nuk është aspak status neutral. Misioni i tij do të jetë forcimi i integritetit territorial të Kosovës. EULEX-i vepron brenda kornizës së Rezolutës së Këshillit të Sigurimit 1244, por është larg të qenit status neutral", tha Fried.

Ai shtoi se "Qeveria e Kosovës e ka përkrahuar misionin e EULEX-it dhe kjo është zgjedhje e mençur për një Kosovë sovrane të pandarë".

Komentet për Radion Evropa e Lirë, Fried i bëri gjatë takimit të OSBE-së që po mbahet në Helsinki./rel/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›