E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shpronësimet mbajnë peng punimet Korçë-Qafë Plloçë

Korçë- Punimet në 2 nga 5 lotet e rrugës Korçë-Qafë Plloçë po ecin me ritme shumë të ngadalta. Problemtike paraqitet situata veçanërisht për drejtuesit e automjeteve dhe gjithë udhëtarët. Gropat e krijuara dhe balta përgjatë pjesës së rrugës Maliq-Petrushë në këto ditë e ka rënduar edhe më shumë lëvizjen.

Firmat zbatuese të punimeve e justifikojnë këtë vonesë me presionin e fermerëve për shpronësimet, në ato pjesë të rrugës, të cilat janë pronë e tyre. Punimet për superstradënKorçë- Qafë Plloçë filluan në janar të vitit 2008 me një fond prej 2,3 miliard lekë nga buxheti i shtetit dhe duhet të përfundojë në fund të këtij viti. Rruga është e gjatë rreth 3 km.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›