E Diel, 1 Nëntor 2026

Sherr në familje, burri vret gruan me armë zjarri

Krujë- Një grua ka mnbetur e vdekur në vend, pasi është qëlluar me armë zjarri nga bashkëshorti i saj. Ngjarja e rëndë ndodhi në qytetin e Krujës, duke shtuar kështu numrin e viktimave si pasojë e krimit brenda familjes.

Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes, krimi ka ndodhur në familjen Ristani, banore e këtij qytetit. Autor, sipas policisë është bashkëshorti 57-vjeçar, Muharrem Ristani, i cili pas krimit u ndalua nga policia.

Nga të dhënat paraprake shkak për ngjarjen mësohet të jenë bërë konfliktet dhe sherret e vazhdueshme që kanë pasur bashkëhsortët brenda familjes.

"Muharrem Ristani, 57-vjeç, qëlloi me armë zjarri, pushkë dhjetëshe, të cilën e mbante pa leje, bashkëshorten e tij Trëndafile Ristani, 51-vjeç", -thanë burimet policore, të cilat shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes.

Autori, u ndalua dhe u shoqërua në polici ku po merret në pyetje për të sqaruar rrethanat në të cilat kreu krimin. Ndërkohë që për gruan nuk ka pasur asnjë shans shpëtimi. Ajo ka gjetur vdekjen në vend, si pasojë e plagëve të marra nga arma.

Pavarësisht shqetësimit të vazhdueshëm të ngritur për dhunën dhe krimin në familje, fenomeni vazhdon frikshëm. Vetëm pak ditë më parë, në Sauk të Tiranës, burri vrau me armë zjarri gruan dhe fqinjin e tij.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›