Frika e daljes së të dhënave për bizneset e qeveritarëve mbyll deklarimet elektronike
QKR-ja u kërkon bizneseve dorëzimin e bilanceve në letër dhe on-line. Afati i fundit për dorëzimet e evidencave për subjektet lihet data 31 korrik
Ervin KOÇI
Deklarimi i bizneseve në rrugë elektronike, një projekt i shumëreklamuar nga qeveria “Berisha”, ka rezultuar i dështuar. Shkak për këtë është bërë frika që ka qeveria dhe anëtarët e saj për daljen e sekreteve të bizneseve që ata kanë në pronësi, duke bllokuar kështu të gjithë procesin e dokumenteve në rrugë elektronike. Edhe pse bizneset i janë bindur me vështirësi kësaj skeme elektronike të deklarimit të bilanceve dhe të paraqitjes së dokumenteve, frika që të dhënat e bizneseve që kanë lidhje me politikën e ka detyruar Qendrën Kombëtare të Regjistrimit që të mos tërheqë më dokumente në rrugë elektronike, por dorazi, në letër. QKR-ja e ka justifikuar këtë metodë paradoksale me pretekstin se kërkon të mbrojë sistemin e saj elektronik nga rreziku i transmetimit të viruseve dhe piratët. Për këtë, QKR-ja ka njoftuar dy ditë më parë bizneset se Bilanci Vjetor Kontabël dhe Raporti i Auditimit nuk do të pranohen nëpërmjet postës elektronike (e-mail), por vetëm dorazi, të shtypur në letër. Sipas Qendrës, “dokumentet do të dorëzohen përkohësisht pranë sportelit të QKR-së vetëm në format elektronik të ruajtur në CD”. Drejtuesit e Qendrës Kombëtare të Regjistrimit sqarojnë ndër të tjera se formati i Bilancit të pranuar do të jetë “PDF” ose “Excel (read-only)”.
Procedura
"Në rastin kur subjekti zgjedh formatin e dorëzimit të Bilancit në formën Excel (read-only) duhet të bashkëngjisë të skanuar brenda formatit të CD-ve një dokument të lëshuar nga vetë subjekti nëpërmjet të cilit të vërtetohet firma e nënshkruesit të bilancit dhe vula e shoqërisë, të cilat nuk mund të pasqyrohen në formatin Excel", - deklarohet zyrtarisht në rekomandimin e QKR-së. Me këtë rast, bizneseve u është kujtuar edhe afati i dorëzimit të dy dokumenteve, që është data 31 korrik. Bëhet fjalë për Bilancin Kontabël të vitit ushtrimor 2007 dhe në rast të shkeljes së afatit parashikohen penalizime për biznesin. Për të dorëzuar bilancin dhe pasqyrat financiare biznesi duhet të paraqesë vendimin e Asamblesë së ortakëve, bilancin dhe pasqyrat financiare origjinale si dhe autorizimin për aplikantin për të kryer këtë veprim. Masa e re që kërkon të aplikojë QKR-ja mund t‘i shkaktojë biznesit kosto shtesë, por zyrtarët e Qendrës garantojnë se ndryshimi i procedurave do të jetë vetëm i përkohshëm.
Paradoksi
Vetëm dy muaj më parë, gjatë prezantimit të programit të deklarimeve elektronike për biznesin, drejtori i Qendrës Kombëtare të Regjistrimit, Tom Kola, e konsideroi si tepër të sigurt dhe të pamanipulueshëm rrjetin e të dhënave elektronike për bizneset që disponon qendra e tij. "QKR-ja funksionon në bazë të sistemit elektronik, i konfiguruar në formë të tillë që çdo veprim pasqyrohet dhe ruhet me besnikëri dhe saktësi në memorien elektronike të regjistrimit të të gjitha veprimeve që kryhen në sportelet tona", - tha Kola.
Sipas tij, sistemi elektronik i QKR-së nuk mund të manipulohej nga njeriu dhe si pasojë e kësaj filozofie çdo dosje biznesi nuk mund të ndryshohej, fshihej, shtohej apo pakësohej nga të dhënat. Por vetëm pas dy muajsh dhe pas plasjes së një morie skandalesh ku nga ky institucion dolën dokumente që flisnin për biznese me probleme që kishin lidhje me politikanë të ndryshëm, QKR-ja ua vendos censurimin dhe bllokimin e sistemit elektronik për deklarimin e bizneseve.
26 Qershor 2009