Zgjedhjet parlamentare “bllokojnë” ritmin e punës së Prokurorisë
Organi i akuzës, i ndikuar nga klima zgjedhore, disa dosje janë lënë “stand by”. Dosjet e ministrave dhe të zyrtarëve nën presionin politik që imponon fushata
Habjon Hasani
Tiranë - Duket se në Prokurorinë shqiptare ndryshojnë herë pas here drejtuesit, por ngelet konstant mentaliteti i mënyrës së të punuarit. Gjatë muajit të fundit organi i akuzës duket se e ka “mbledhur mendjen” se nuk do të ndërmarrë asnjë veprim hetimor apo procedural në lidhje me disa dosje të rëndësishme që janë në proces. Të tilla janë dosja “Gërdeci”, ajo “Rrëshen-Kalimash”, dosja “Trafiku i armatimeve”, e cila ende nuk është përfunduar së hetuari, por edhe një sërë dosjesh të tjera që kanë lidhje me ekipin e Task-Forcës në Prokurorinë e Tiranës, ekip ky që heton shkeljet dhe abuzimet e zyrtarëve. Dosjet “Gërdeci” dhe “Rrëshen-Kalimash” ndodhen në gjykatë tashmë, megjithatë, nga organi i akuzës priten disa veprime procedurale delikate që lidhen me qëndrimin e akuzës ndaj dy ish-ministrave.
Gërdeci
Prokuroria e Përgjithshme ka preferuar të ngelet “stand by”, pa dhënë asnjë lloj shpjegimi edhe në lidhje me verifikimet e saj për firmën “TDC”, e cila ndërtoi Fabrikën e Gërdecit. “Albania” informoi ekskluzivisht mbi ekzistencën e kësaj kompanie, ndërsa po para një jave, Prokuroria i drejtoi QKR-së një kërkesë zyrtare për të verifikuar të dhënat mbi kompaninë “TDC”. Por, sikurse treguan dokumente të tjera të dala nga dosja e Prokurorisë për çështjen “Gërdeci”, organi i akuzës kishte sekuestruar që në muajin tetor 2008 dokumente zyrtare, të cilat denonconin qartësisht rolin e kësaj firme në ndërtimin e paligjshëm dhe pa leje që “TDC” i bëri Fabrikës së Gërdecit. Nga tetori 2008 deri në prill 2009 (para një jave) bëhen gati gjashtë muaj. Prokuroria deklaroi para një jave se sapo ishte njohur me ekzistencën e kompanisë, por kur në media u paraqitën fakte që provonin të kundërtën, organi i akuzës refuzoi të komentonte mbi mos hetimin e saj për gjashtë muaj. Në përpjekje për të kuptuar më shumë mbi atë që mund të ketë ndodhur me trajtimin e kësaj kompanie për gjashtë muaj në zyrat e Prokurorisë, “Albania” konsultoi ekspertë ligjorë. Sipas ekspertëve, që nga momenti i sekuestros së dokumenteve në tetor, Prokuroria duhet të kishte sqaruar çdo element që shfaqej i dyshimtë në ato dokumente. Por nuk ndodhi kështu. Ndonëse Prokuroria zotëronte një raport sekret të Policisë Ushtarake, që denonconte rolin e firmës në ndërtimin e Fabrikës, Prokuroria për gjashtë muaj me radhë nuk bëri asnjë verifikim për të mësuar se kush ishin personat pas kësaj firme. Grupi i prokurorëve ka rimarrë në shqyrtim mundësinë e hetimit të kësaj firme, por çdo gjë është e pezulluar për momentin.
Rruga
Prokuroria e Përgjithshme ka dhe një tjetër rrugë për të rinisur gjykimin e çështjes. Kjo lidhet me një hetim të dëmeve të kryera në avancë apo në një përllogaritje të dëmit total. Prokurorisë do t’i duhej të merrej vetëm me abuzimet e konstatuara në gërmimet e dheut (të cilat vazhdojnë edhe sot), për ta përdorur si shkëndijë të rihetimit. Një variant i tillë ka ngelur “pezull” dhe natyrisht organi i akuzës nuk ka ndër mend të hedhë asnjë hap pa përfunduar zgjedhjet. Nën zë përfaqësues të këtij institucioni thonë se “ngrirja” e veprimeve nga ana e organit të akuzës lidhet me shmangien që ky organ i ka bërë mundësisë së paragjykimit dhe baltosjes nga faktorët politikë në rast se Prokuroria ndërmerr masa. Prokurorët e dosjes “Rrëshen-Kalimash” e shpallën të pandehur ish-ministrin e Transporteve, Lulzim Basha, në një periudhë kur hetimet zyrtare kishin përfunduar dhe kur kërkesa e tyre për shtyrje të afateve hetimore u rrëzua nga gjykatat. Ky fakt i shërbeu Gjykatës së Lartë për të pezulluar tërësisht hetimin dhe për të “ngrirë” çështjen e hetimit të abuzimeve me rrugën “Durrës-Kukës”
Fazlliç, Prokuroria refuzoi shtyrjen e afateve hetimore
Skadimi i afatit hetimor për biznesmenin serbo-boshnjak Damir Fazlliç e gjeti Prokurorinë e Tiranës pa ndonjë akuzë për zotin Fazlliç. Kjo do të thotë se automatikisht hetimet për këtë çështje bëhen “nul”. Por dyshimi është se nuk janë hetuar veprimet financiare të mikut të kryeministrit. Hetimi do të bëhej i mundur vetëm në rast se dokumentet ekzistuese të sekuestruara nga organi i akuzës do të krahasoheshin me letër-porositë që Prokuroria kishte dërguar në Zvicër, Qipro, Bosnjë dhe në Londër. Asnjë letër-porosi nuk ka ardhur dhe në këto kushte (për vonesa që nuk varen prej saj) Prokuroria mund të kishte argumentuar shtyrjen e afateve hetimore për hetimin e biznesmenit të shumëpërfolur. Nuk ndodhi kështu dhe hetimet u pushuan. Ndonëse letër-porositë mund të nxirrnin në dritë veprime dhe transaksione më të “rënda” se ato që zbuloi media, prokurorët nuk ndërmorën asnjë veprim për të garantuar ardhjen e këtyre letër-porosive.
Por duket se një dështim tjetër spektakolar i organit të akuzës është mungesa e hetimit në lëmin e prokurimeve dhe shitblerjes së energjisë elektrike, ku zoti Fazlliç rezultoi krejtësisht i implikuar. Por organi i akuzës, ndonëse kishte mundësi të argumentonte zgjatjen e hetimeve (pasi letër-porositë nuk varen prej saj) preferoi të “hiqte qafe” këtë dosje të shumëpërfolur, që përveç njerëzve të afërt të kryeministrit, nxori në dritë të diellit dhe bizneset e amerikanëve që i bënë fushatën e vitit 2005 zotit Berisha.
Kompleksi nga politika, tri paditë e PS-së nuk u kaluan për verifikim
Tri kallëzimet penale të depozituara në Prokurori nga përfaqësuesi i PS-së, Fatmir Xhafa, disa ditë më parë janë lënë në mëshirë të fatit. Burimet nga organi i akuzës në kryeqytet i thanë “Albania”-s se asnjë prej kallëzimeve të dërguara nga zoti Xhafa nuk i është deleguar ende ndonjë prokurori për të nisur verifikimet paraprake dhe hetimet e thelluara. Sipas të dhënave nga organi i akuzës, të tria dosjet ndodhen ende në kompetencën e kryeprokurorit të Tiranës, Gent Xholi, i cili nga ana e tij, në bazë të ligjit, ka 40 ditë afat për delegimin e çështjes për hetim te prokurorët e thjeshtë. Megjithatë, duket se Xholi nuk ka qenë dhe aq “mospërfillës” ndaj padive të bëra nga përfaqësuesi i PS-së, pasi mësohet se ai është konsultuar disa ditë më parë me përfaqësues dhe ekspertë të Prokurorisë së Përgjithshme lidhur me trajtimin e këtyre akt-padive. “Informacionet janë që në mënyrë jozyrtare, nga ana e ekspertëve të Prokurorisë së Përgjithshme, është sugjeruar që trajtimi i këtyre tri padive të kryhet në një kohë të dytë, gjithnjë brenda afateve. Aksioni i Prokurorisë në kulmin e fushatës mund të politizonte punën e saj. Kjo ka qenë dhe arsyeja me sa duket e ngurrimit për trajtimin e këtyre dosjeve”, - i thanë “Albania”-s burimet nga organi i akuzës në kryeqytet. Janë gjithsej 3 paditë penale të depozituara nga Fatmir Xhafa. Dy prej tyre lidhen me abuzimet në nivel individësh, të cilët kanë siguruar nga dy karta për veten e tyre, ose të implikimit të zyrtarëve të PD-së në shpërndarjen e kartave në mënyrë preferenciale. Padia e tretë është edhe më e madhja, pasi implikon zyrtarë të Ministrisë së Brendshme se nga ana e tyre janë ofruar një numër dokumentesh kontradiktore në lidhje me numrin e shtetasve që nuk disponojnë pasaporta dhe që janë të privilegjuar në pajisjen me kartë identiteti.
26 Qershor 2009