Fletët e votimit, jashtë kontrollit, plas sherri mes komisionerëve në KQZ
Largohet Dëshira Subashi nga mbledhja, bën akuza për mungesë transparence. Dje KQZ-ja miratoi mes polemikash prodhimin e rreth 700 fletëve të votimit shtesë
Tiranë - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është përfshirë dje nga debate të ashpra falë vendimit arbitrar të drejtuesit të këtij komisioni, Arben Ristani, për të miratuar prodhimin e disa fletëve shtesë të votimit. Më konkretisht, dje KQZ-ja miratoi 692 fletë prodhimi shtesë, përkatësisht 410 copë për Burgun e Fushë-Krujës dhe 282 për burgun “Kosova” në Lushnjë. Gjatë marrjes së këtij vendimi anëtarja e KQZ-së, Dëshira Subashi, deklaroi se prodhimi i fletëve shtesë lë dyshime sepse të burgosurit figurojnë edhe në listat e rretheve të tyre edhe në burg. Dëshira Subashi, e cila është nënkryetarja e KQZ-së, e akuzoi Ristanin se puna e KQZ-së nuk ka transparencë. Sipas saj, dosjet dërgohen në momentin e fundit dhe nuk u lënë kohë anëtarëve që të lexojnë dosjet. Por kundërshtive dhe kritikave të Subashit i është përgjigjur po me ton të lartë kreu i KQZ-së, Ristani. Sipas tij, Subashi e kishte gabim. Ai deklaroi se kjo bëhet për t’i bërë bisht procesit zgjedhor. Materialet, sipas tij, vihen në dispozicion të anëtarëve në kohë. Në këtë kohë anëtarja Dëshira Subashi u largua nga salla.
Problemet
Gjatë mbledhjes së djeshme të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve janë evidentuar edhe disa probleme në infrastrukturën zgjedhore në zona të caktuara. Më problematikja duket se ka qenë KZAZ-ja e Vlorës. Anëtarët e dy partive të mëdha nuk lejojnë që të merret në dorëzim baza materiale. Por ky vendim i palëve politike duket se mund të cenojë mënyrën se si do të numërohen votat në këtë vend. Deri dje në mesditë ata nuk i kishin marrë kutitë. Nëse deri ditën e sotme ky problem nuk rregullohet, ka mundësi që të zëvendësohen që të dy anëtarët e KZAZ-ve. Kjo shkakton probleme nëse ndodh, sepse të rinjtë do jenë të patrajnuar. Nga ana tjetër, edhe në disa KZAZ të tjera janë vërejtur vonesa dhe kapriço politike në administrimin e materialeve zgjedhore. Këto probleme i kanë marrë kohë të gjatë KQZ-së, ndërsa të tjera çështjeve të rëndësishme u kushtohet më pak kohë duke i kaluar për shqyrtim papritur e papandehur.
Precedentët
Edhe një muaj më parë debatet mes anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për përcaktimin e vendeve të numërimit të votave, sipas propozimeve të prefektit të qarkut, kanë degjeneruar në sherr mes palëve dhe veçanërisht mes kryetarit të Komisionit, Arben Ristani dhe nënkryetares Dëshira Subashi. Kjo e fundit ka braktisur mbledhjen e Komisionit në shenjë proteste për mënyrën e drejtimit të saj nga kryetari i KQZ-së. Konkretisht, palët debatuan për propozimin që prefekti i Tiranës, Ruzhdi Keçi, kishte bërë për VNV-në e ZAZ-së numër 58 për Paskuqanin. Përveç një ambienti privat, Keçi kishte propozuar edhe hollin e një shkolle në Paskuqan me një sipërfaqe 98 m2. “Nuk e kuptoj pse duhet patjetër të zgjedhim mes një ambienti privat dhe një shkolle me një sipërfaqe kaq të vogël kur ka ambiente të tjera. Propozoj që të gjendjet një tjetër ambient”, - u shpreh nënkryetarja Subashi rreth një muaj më parë.
26 Qershor 2009