Mitingu i LSI-së. Meta: “Më 28 qershor fitojmë zgjedhjet dhe largojmë përfundimisht Berishën”
Kreu i LSI-së: “Do të dalim forca e parë në katër qarqe“. Meta: “Ne do të fitojmë sepse kemi planin për ta nxjerrë vendin nga kriza”
Shaban Sulçe
Lëvizja Socialiste për Integrim, së bashku me partitë e koalicionit të drejtuar prej saj, ka mbyllur dje fushatën elektorale me një miting madhështor të zhvilluar në sheshin “Skënderbej”. Mijëra simpatizantë dhe anëtarë të LSI-së kanë qenë të pranishëm në këtë takim, në të cilin merrte pjesë kryetari i LSI-së Ilir Meta dhe kandidatët për deputetë të LSI-së nga të 12-të qarqet e vendit. Gjatë fjalës së tij në këtë takim, lideri i LSI-së, Ilir Meta, shprehu bindjen dhe besimin e plotë se më 28 qershor shqiptarët do të dinë të bëjnë zgjedhjen e duhur, pikërisht duke votuar Lëvizjen Socialiste për Integrim. Meta tha se LSI-ja do të fitojë sepse vendi është në krizë dhe ka nevojë për “Planin për veprim”, një plan që synon ta nxjerrë Shqipërinë nga kriza dhe të hapë 100 mijë vende të reja puna. Meta tha se pas 28 qershorit, LSI-ja do të fitojë, të gjithë të majtët e vërtetë do të bashkohen, duke larguar nga zyra e tij kryeministrin Sali Berishën.
LSI-ja
Gjatë fjalës së tij, kreu i LSI-së, Ilir Meta, tha se më 28 qershor LSI-ja do të arrijë një rezultat spektakolar. Sipas tij, LSI-ja do të jetë forca që do të dalë e para në katër qarqe, ndërkohë që ai shprehu bindjen e plotë se në qarkun e Tiranës LSI-ja do të fitojë më shumë se 8 deputetë. “Asnjëherë Tirana nuk ka qenë kaq e kuqe, asnjëherë Tirana nuk ka pasur kaq shumë shpresë, ndaj sot, ndaj me të gjithë ju, besimin tonë të palëkundur, në fitoren e 28 qershorit në Tiranë në Durrës, në Fier dhe në të gjithë Shqipërinë. Ja ku është sondazhi i shqiptarëve që do t’i hedhë te Lumi i Lanës sondazhet e Saliut dhe të të gjithë të korruptuarve të tjerë, që kujtojnë se do të gënjejnë popullin shqiptar dhe të manipulojnë votat e shqiptarëve. Sot do t’ju them me garancinë më të plotë se Lëvizja Socialiste për Integrim ka arritur numrin e 34 deputetëve dhe diskuton 15 mandate më shumë deri të dielën. Sot Lëvizja Socialiste për Integrim është forca e parë në 4 qarqe, në radhë të parë në Fier dhe në Berat. Sot, në qarkun e Tiranës, LSI dhe koalicioni ynë ka të sigurta 8 mandate dhe luftojnë për 11 deri të dielën. Kuçedrave të korrupsionit që i vranë shqiptarët në Gërdec dhe që i vrasin çdo ditë me korrupsionin dhe makutërinë e tyre po u vjen fundi nga zgjimi i popullit. Ne do të fitojmë sepse jemi e vetmja alternativë që kemi dalë në këtë fushatë me një program dhe me një plan veprimi përpara gjithë shqiptarëve që jetojnë një krizë të rëndë ekonomike dhe sociale”, - u shpreh Meta.
Alternativa
Kreu i LSI-së, Ilir Meta, tha se më 28 qershor shqiptarët do të votojnë për alternativën e LSI-së, si alternativa e vetme dhe e qartë që do të nxjerrë vendin nga kriza. Meta tha se qeverisja e pas 28 qershorit që do të drejtohet prej tij jo vetëm që do ta nxjerrë vendin nga kriza, por do ta anëtarësojë Shqipërinë në Bashkimin Europian. “Ne do të fitojmë sepse Shqipëria është një vend i mrekullueshëm, me njerëz të mrekullueshëm, për të votuar më 28 qershor për një qeveri të mrekullueshme që të mund ta drejtojë vetëm alternativa jonë. Shqiptarët do të votojnë për alternativën që i duhet Shqipërisë, për alternativën e Ilir Metës, që i bën zot shqiptarët në Shqipëri dhe që nuk e kthen Shqipërinë në çiflig të Fazlliçëve, siç ka bërë kryeministri në largim, Sali Berisha. Ne do të fitojmë sepse Shqipëria është në krizë dhe ka nevojë për një program që e nxjerr Shqipërinë nga kriza. Shqipëria nuk ka nevojë as për një doktor që e sëmur popullin e tij në marrëzitë e tij. Nuk ka nevojë as për njerëz të cilët nuk e kanë idenë e shtetit, nuk e kanë idenë e institucioneve dhe që i urrejnë shqiptarët e thjeshtë. Shqipëria më 28 qershor voton për largimin njëherë e mirë të Sali Berishës nga pushteti dhe nga politika dhe voton më 28 qershor për fitoren e LSI-së, të Aleancës Socialiste për Integrim dhe për fitoren e të gjithë socialistëve, kudo ku ndodhen, të cilët me Ilir Metën do të nënshkruajnë anëtarësimin në Bashkimin Europian deri në vitin 2013”, - tha kreu i LSI-së Ilir Meta.
26 Qershor 2009