Frika nga Ceca

Nga Express më 23 prill 2011 në ora 16:30
Sekretari shtetëror në ministrinë serbe të Drejtësisë, Slobodan Homen, theksoi se për tetë vjet me radhë askush nuk ka guxuar të iniciojë procesin gjyqësor kundër këngëtares Svetlana Ceca Razhnjatovic dhe shtoi se ngritja e padisë kundër saj, është një përparim i madh.
Ai shpjegoi se prokuroria, në bazë të dëshmive që ka poseduar, ka vendosur në favor të marrëveshjes për pranimin e fajit.
“Të shohim se a do të konfirmojë gjykata fajin e saj, por është një përparim i madh fakti se është ngritur një aktpadi kundër Cecës”, tha Homen.