Ranieri mirëpret Spartak Moskën

Nga Express më 23 prill 2011 në ora 17:51
Ish trajneri i Romës Claudio Ranieri ka thënë se është i joshur nga mundësia e drejtimit të skuadrës ruse Spartak Moska.
Ranieri 59 vjeç u largua nga Roma në shkurt por është i gatshëm të punon sërish. Ranieri ka identifikuar Rusinë si destinacion të mundshëm pasi ka përcjell mikun e tij dhe bashkëkombësin Luciano Spalleti duke arritur sukses me Zenit St Petersburg.
“Në vitet e fundit, shumë informacione në internet më kanë lidhur me Spartak Moskën. Do të më pëlqente të punoj në Rusi ku është i angazhuar edhe miku im Luciano Spalletti” tha Ranieri për ItaSportPress.