Një parti belge shitet në ebay!

Aleanca e Re Flamande, partia më e fuqishme flamande e udhëhequr nga separatisti Bart de Vever, është ofruar në shitje përmes eBay-it, njoftuan mediet belge.
''Partia është ofruar në shitje të martën me çmimin fillestar prej një euro, por tani çmimi i saj ka arritur në 10 milionë euro'', u theksua në njoftim.
Në përshkrimin e produktit, shitësi ka shkruar se ''mbledhësit e mbeturinave nuk po kalojnë në rrugën tonë këtë javë dhe duke mos ditur si të lirohemi nga kjo mbeturinë, kemi vendosur ta shesim në eBay, me shpresë se do të gjejmë dikë që do të ketë dobi më shumë se ne".
Që nga 13 qershori i vitit të kaluar, Belgjika nuk është në gjendje që të formojë një qeveri të re.
Shumë qytetarë belgë fajësojnë pikërisht Bert de Veverin dhe partinë e tij.