E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Frika sjell frikë. Ajo çka na duhet është optimizmi"

Këshilltari kryesor ekonomik i
Presidentit Obama deklaroi
dje se kriza ekonomike që e ka
përfshirë vendin ka çuar në një
shtim të tepruar të frikës mes
amerikanëve. "Frika sjell frikë",
tha Laurence Summers, Presidenti
i Këshillit Kombëtar Ekonomik
në një forum. "Nëse do të
shkonim nga tejkalimi i lakmisë
në tejkalim të ndjenjës së frikës
do të ishte shumë gabim. Mos harroni
thënien e të madhit Rusvelt:
Frikën më të madhe duhet ta kemi
nga vetja". Summers foli ndërsa
shenjat për thellimin depresionit
po bëhen gjithnjë e më të dukshme.
Defi citi tregtar i Shteteve
të Bashkuara preku nivelin e tij
më të ulët në janar për këto 6 vitet
e fundit. Këshilltari ekonomik,
që ka qenë sekretari i Thesarit
në presidencën e Klintonit, tha
se është ende tepër her
disa indikatorëve, se është stabilizuar".
Gjatë forumit atë e pyetën
edhe se çfarë duhet të bënte
komuniteti i biznesit në vend
për të ndihmuar përshpejtimin
e rimëkëmbjes ekonomike. "Ajo
çka na duhet është besimi dhe
optimizmi. Ata që kanë investime
afatgjata të shëndosha, që kanë
plane për të bërë investime në të
ardhmen, që shohin mundësi të
reja duhet të guxojnë që t‘i bëjnë
investimet, sepse për ata ky është
një moment shumë i mbarë.
Shumë gjëra kanë dalë në shitje
sot. Mendoni vetëm për koston e
ndërtimeve sot krahasuar me atë
të dy viteve më parë. Këshilla ime
ndaj liderëve të biznesit është që
mos e mbyllin horizontin në këtë
moment, por të hapen".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›