Frikë në uzinë, punëtorët nga fiset Guri e Dervishi

VLADIMIR GURI, SHEFI I SIGURISË TEKNIKE NË UZINËN E POLIÇANIT. (MAJTAS) ROJA I UZINES, SHPËTIM DERVISHI
Ngjarja e rëndë e ndodhur në Poliçan ka pezulluar prej tri ditësh punën në uzinën mekanike.
Frika e një hakmarrjeje të mundshme mes punëtorëve të dy fiseve, të cilët janë të afërm me viktimat Vladimir Guri dhe Shpëtim Dervishi, ka bërë që drejtuesit e uzinës të marrin vendimin për të ndërprerë punën deri në qetësimin e situatës. Drejtori i kombinatit, Lulzim Gojka, bëri të ditur se puna do të rinisë ditën e sotme, ndërsa punëtorët do të mbahen në kontakte e survejim të vazhdueshëm për të evituar ngjarje dhe hakmarrje të mundshme mes tyre. Mësohet se në uzinën mekanike të Poliçanit ndodhen një numër i konsiderueshëm punëtorësh që u përkasin fiseve Guri e Dervishi.
(Lajmin e plote e lexoni ne numrin e sotem te gazetes Panorama, versioni print)