E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grabisnin qytetarët, dënohen agjentët e rremë të Policisë

Jemi punonjës policie. Po verifikojmë për drogë dhe armë. Nxirri nga xhepat gjithë çfarë ke me vete”. Tre të rinj prezantoheshin në këtë mënyrë te kalimtarë të ndryshëm në Tiranë në orë të vona të natës, në rrugë të papopulluara. Më pas, duke u hequr si policë të Antidrogës, ata u bënin kontroll fizik dhe u përvetësonin portofolat, telefonat apo dhe bizhuteri.

Pak ditë më parë, Gjykata e Tiranës i deklaroi ata të fajshëm për akuzën e “përvetësimit të titullit apo të detyrës shtetërore”, në bashkëpunim. Të pandehurit Erland Markola, 24 vjeç, Enea Kajaci, 23 vjeç dhe Alban Ila (Fatmir Gjoci), 23 vjeç, u dënuan me nga një vit e 9 muaj burg. Për shkak të gjykimit me kohë të shkurtuar, ata përfituan uljen e një së tretës dhe përfundimisht u dënuan me nga 14 muaj burg.

Fillimisht ata u akuzuan për “vjedhje me dhunë”, por në vendim Gjykata ndryshoi kualifikimin e veprës penale.

(Lajmin e plote e lexoni ne gazeta Panorama, ne numrin e sotem te versionit print)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›