Frike nga konkurrenca vjedhin prodhimet bujqesore
Konkurrenca mes fermereve per prodhimet bujqesore ka cuar nen hetim tre persona per akuzen e vjedhjes. Burime zyrtare te policise se Elbasanit bejne te ditur se eshte finalizuar me sukses operacioni i koduar Ara e korrur ku u be i mundur identifikimi dhe kapja e 3 autoreve te vjedhjes se prodhimit bujqesor prone e D.D 23 vjec banues ne fshatin Qafe-Shkalle ne periferi te Belshit. Sipas burimit ne fjale jane ndaluar Shefqet Hoxha 63 vjec lindur dhe banues ne fshatin Shales Selman Sulmina 43 vjec banues ne lagjen nr.3 Cerrik dhe IbrahimSallja 55 vjec lindur dhe banues ne fshatin Shales. Keta persona ne bashkepunim me njeri-tjetrin kane vjedhur ne parcelen e D.D parcele e cila ndodhet prane radiostacionit ne Cerrik ne nje siperfaqe prej 3 hektaresh kane vjedhur rreth 200 kv prodhim bujqesor me nje vlere rreth 15.000 euro. Nga ana e policise u kap nje sasi e konsiderueshme prodhimi bujqesor te magazinuara ne vende te ndryshme nga ana e tre vjedhesve. Materialet iu kaluan prokurorise per veprime te metejshme per vepren penale Vjedhje e kryer ne bashkepunim.