E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksidenton me vdekje kalimtarin ndalohet shoferja

Perrenjas

Pergjaken serish rruget kombetare. Nje aksident me pasoje vdekjen e nje personi u regjistrua pasditen e se shtunes ne qytetin e Perrenjasit. Sipas burimeve zyrtare te policise lokale mesohet se aksidenti ndodhi rreth ores 1600 ne rrugen kombetare qe kalon ne qytetin e Perrenjasit. Viktima eshte nje kalimtar i cili eshte goditur per vdekje nga nje autoveture tip Pezho me targa TR 74 12 N qe drejtohej nga 43-vjecarja Majlinda Hakani. Viktima ka qene duke tentuar te kaloje nga njera ane e rruges ne anen tjeter kur eshte goditur nga automjeti me targa te Tiranes. Policia nuk ka arritur identifikoje menjehere viktimen i cili sipas burimeve zyrtare pas verifikimeve te kryera rezultoi se ishte 26-vjecari Feti Kamolli nga qyteti i Perrenjasit. Nderkaq drejtuesja e mjetit qe shkaktoi aksidentin eshte shoqeruar ne komisarit per te sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe me pas eshte ndaluar nga policia per shkelje te rregullave te qarkullimit rrugor.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›