Konferenca e Rektorëve, fiton Kaçani i Politeknikut
Tiranë- Në krye të Konferencës së Rektorëve do të jetë rektori i Universitetit të Politeknikut, Jorgaq Kaçani. Vendimi u mor sot, pas një votimi për titullarët e rinj, ku Kaçani ka fituar ndaj rektorit të UT-së Dhori Kule. Në votim morën pjesë 28 rektorë të universiteteve publike dhe private, prej të cilëve 19 vetë, votuan për rektorin e Politeknikut. Ndërsa 8 të tjerë për Kulen.
Konferenca u mblodh për herë të parë pas zgjehdjeve në universitete dhe më pas po kjo konferencë zgjodhi edhe organet e tjera drejtuese. Ministri i Arsimit Genc Pollo, në fjalën e tij në hapje të konferencës bëri të ditur disa nga hapat që dikasteri i tij ka marrë për modernizimin dhe standartizimin e arsimit të lartë. "Vendimi i Këshillit të Ministrave për gradat dhe tituj shkencorë duhet mirëpritur, sepse percakton një procedurë të rregullt e transparente të çdo projekt disertacioni"- tha Pollo.