Nusja seksi

Shota, pas sukseseve në lëmin e aktrimit, së fundmi ka përgatitur 5 këngë, të cilat pa dyshim kanë zënë vend në top-listat e medieve të ndryshme në të gjitha trojet shqiptare.
Artistja me një shpirt “vullkan” nga dashuria për këngën dhe muzikën në përgjithësi, për një periudhë shumë të shkurtër, ka arritur të rrëmbejë zemrat e dashamirëve të muzikës argëtuese.
Sa këngë keni realizuar deri tani?
Shota: Kam realizuar 5 këngë. “E zonja, unë vlej”, “Adonisi”, “Kot e ke” dhe “FLM për SMS”, janë këngët e realizuara. Mendoj se kënga “Adonis” ka arritur sukseset më të mëdha krahasuar me këngët tjera. Po këtu nuk duhet anashkaluar as këngën “FLM për SMS”, ngase edhe kjo është duke u pëlqyer shumë nga adhuruesit, sidomos në Shqipëri.
Çka i bën të veçanta këto dy këngë?
Shota: Paj... mendoj se profesionalizmi i punimit të këtyre dy këngëve ka qenë arsyeja që publiku po i pëlqen. Por, edhe teksti dhe muzika.
Ku jeni paraqitur si këngëtare?
Shota: Në Këngën Magjike kam marrë pjesë me këngën “Adonis” dhe aty kam arritur në gjysmëfinale.
Kush i shkruan tekstet dhe kush e bën muzikën e Shotës?
Shota: Të gjitha tekstet e mia i shkruan Aida Baraku, ndërsa muzikën e bën Armend Rexhepagiqi.
Cili është projekti juaj i fundit në muzikë?
Shota: Tash së fundmi jam paraqitur dhe po garoj në festivalin tradicional Top-Fest në Shqipëri. Aty jam dukë garuar me këngën “FLM për SMS”, tekstin e së cilës e ka shkruar Aida, ndërsa muzikën Armendi. Kjo këngë është prit shumë mirë dhe është transmetuar shumë shpesh, sidomos kohën e fundit dhe po klikohet në youtube.
Shota, e dimë se je një aktore. Ke marrë pjesë në shumë projekte. Tash së fundmi me muzikë. Cili është profesioni juaj i vërtetë?
Shota: Ooo aktrimin nuk e ndërroj me asnjë profesion në botë... Me muzikë vendosa të merrem për shkak se profesioni i aktorit nuk po vlerësohet sa duhet dhe kam dashuri për muzikën.
Sa jeni e famshme pas gjithë këtyre angazhimeve?
Shota: Në Kosovë jam më shumë e njohur si aktore... Angazhimi në disa projekte filmike ka bërë që unë të jem më e njohur si aktore. Në Shqipëri jam shumë e njohur si këngëtare. Atje, shumë interesant, është mundësia shumë më e madhe që të jesh e popullarizuar. Në Shqipëri nuk më mungon fama, as në Kosovë jo, ama atje mediet i kushtojnë shumë rëndësi show-biz-it.
Kohët e fundit po flitet se ju keni pas një lidhje me Erionin e “Big Brother 3”. Sa ka të vërtetë këtu?
Shota: Sipas gazetave të Shqipërisë, unë jam martuar disa herë. Unë kurrë në jetën time nuk kam pas kurrfarë lidhjeje me këtë djalin e bigut, Erionin. Kjo është një shpifje e pastër dhe nuk e di se kujt i ka shkuar mendja të spekulojë kështu për mua.
A jeni në ndonjë lidhje aktualisht?
Shota: Jo. Jam në kërkim e sipër për ta pasur një të dashur... Hahahah, por kjo nuk do të jetë larg. Besoj se unë kur të martohem do të jem një nuse shumë seksi.
Shota, sa kujdesesh për dukjen?
Shota: Jam kujdesur shumë ma herët, por kohëve të fundit më pak. Megjithatë, ka një vend të veçantë dhe të rëndësishëm dukja te unë.
A keni intervenuar kirurgjikisht në trupin tuaj?
Shota: Kurrë në jetë edhe jam shumë kundër këtij fenomeni.
Të flasim pak për seksin. Sa është i rëndësishëm seksi për ty?
Shota: Hahah seksiii hëmëëë... Seksi është pjesë e jetës dhe e bëj rrallë e mirë. Hahahaha...
Çfarë presim nga ju? Keni ndonjë plan rreth muzikës?
Shota: Po, e kam ndërmend të gjitha këngët me i përmbledh në një album... dhe përveç kësaj në këtë album planifikoj t’i fus edhe dy këngë të reja.
A keni menduar për ndonjë bashkëpunim?
Shota: Po. Këto dy këngë, që të thash, që kanë me qenë pjesë e albumit janë duete. Do të jetë një duet me një këngëtare nga Shqipëria, një këngëtare shumë seksi. Dhe një duet tjetër me një këngëtar nga Kosova, po një këngë shumë e mirë.
(Marrë nga Kosovapress)