E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fritzl merr burgim të përjetshëm

 

Jozef Fritzl, 73-vjeçari që dhunoi dhe burgosi të bijën për 24 vite në Austri, që kur ajo mbushi moshën 18-vjeçare, u shpall fajtor ndaj të gjitha padive, që i bëheshin, përfshirë këtu përdhunim, incest, vrasje dhe mbajtje kundër vullnetit në skllavëri. I pandehuri i tha gjykatës se e pranonte vendimin dhe se nuk do të apelonte kundër tij. Ai do të kryejë dënimin në një qendër psikiatrie me siguri të lartë, në bazë të rekomandimeve të dhëna nga një mjek ligjor. Fritzl mori nofkën “Monstra”, që kur lajmi mbi historinë e së bijës u hap menjëherë në të gjithë botën. Procesi i tij nisi të hënën e kësaj jave për të përfunduar me vendimin e së premtes. Fritzl nuk pritet të apelojë vendimin dhe ka deklaruar para gjykatës se është penduar për sjelljen e tij, vetëm në momentin që ka parë video-dëshminë e së bijës, e cila është transmetuar në sallën e gjyqit me dyer të mbyllura. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›