E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet më speciale që ofron “British Airways”

 

Nuk mund të gjesh një vend më të përshtatshëm për një përmbushje epikuriane dëshirash sesa Londra. Ky qytet është i mbushur plot me restorante të jashtëzakonshme, ku mund të zbulosh meny të reja befasuese dhe gjëra të vogla të papritura në ambiente te pazakonta. Kur flitet mbi të darkuarit në një qytet me kaq shumë ambiente të mrekullueshme, të seleksionuarit e disa prej tyre për t’i përshkruar është një sfidë më vete! “British Airways” e ka marrë përsipër këtë sfidë për ju, me disa sugjerime për disa vende dhe disa meny të pazakonta, që mund t’i provoni herën tjetër që jeni në Londër. Për ushqim të shkëlqyer britanik drejtohuni nga “The Ivy”. Sipas citimit të gazetarit AA Gill në faqen e internetit të restorantit “Një tavolinë në “The Ivy” është një nga mobiliet më moderne në Londër”. “Lindsay House” është një histori suksesi më vete në Soho (lagje shumë e njohur në Londër) pas së cilës qëndron kuzhinieri i vlerësuar me çmime, Richard Corrigan. Gatim modern britanik në një shtëpi qyteti të shek. 18. Për kuzhinë tradicionale Britanike me një pamje që s’keni për ta harruar kurrë, “Rhodes Twenty Four” është një domosdoshmëri. Nëse jeni për një vizitë fluturimthi në Londër dhe nuk keni kohë të vizitoni ndonjë nga restorantet e mësipërm, më e mira e Londrës është e disponueshme deri në momentin e nisjes, një përparësi e ofruar nga shtëpia e re e “British Airways”, Terminali 5 në Heathrow. Kryesues është sigurisht Gordon Ramsay.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›