E Shtunë, 31 Tetor 2026

Putin u hoq si turist me Reganin

 

Në një foto që paraqitet Mikhail Gorbaçov dhe Ronald Regan duke shtrënguar duart e një fëmijë në Sheshin e Kuq në Moskë, në vitin 1988, duket në sfond, i veshur si turist, Vladimir Putin i ri. Zbulimi është bërë nga revista “Foreign Policy” në SHBA. Fotoja është realizuar në vitin 1988 nga fotografi zyrtar i Shtëpisë së Bardhë. Por kjo hipotezë është hedhur poshtë nga Moska. Fotografi është Peter Souza, i cili në atë kohë ndiqte kudo presidentin amerikan. Në foto duket me flokë të verdhë Vladimir Putin i ri, rreth moshës 36-vjeçare, në kohën kur ishte anëtar i KGB-së, me një aparat fotografik në dorë. Souza ka shpjeguar se Gorbaçov po e prezantonte presidentin Regan me disa turistë. Këta, kujton fotografi, i bënin pyetje presidentit në lidhje me të drejtat e  njeriut në SHBA. Souza, iu drejtua truprojave të presidentit, duke i pyetur përse ata bënin pyetje kaq të sikletshme për administratën amerikane. Truproja tha se ishte ‘një lojë’, pasi ata ishin agjentë të KGB-së.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›