E Diel, 1 Nëntor 2026

Panairi "Tirana 2011", vendtakimi ku shkruhet dhe flitet shqip Izaura Ndoj



Vendtakimi me i rendesishem dhe me i madh i autoreve dhe shtepive botuese nga te gjitha trevat ku jetojne shqiptare, ku flitet e shkruhet shqip, do te mbahet nga data 9-13 nentor ne Pallatin e Kongreseve. Panairi i 14-te i librit "Tirana 2011", ku lexuesit do te njihen me botimet shqiptare te vitit te fundit, do te prezantoje 90 subjekte botuese.

Ne kete edicion te 14-te do te marrin pjese 90 ekspozues, kryesisht subjekte botuese shqiptare, por edhe disa universitete dhe shtepi botuese te huaja, qe per pese dite do t'i prezantojne lexuesve titujt e rinj dhe botimet e viteve te kaluara. Ne Panair, i cili do te qendroje i hapur deri ne 13 Nentor ne Pallatin e Kongreseve, pervec prezantimit te librave ne stendat perkatese te shtepive botuese, do te zhvillohen dhe rreth 40 promovime autoresh e librash te rinj. Sipas kryetarit te SHBSH-se, Petrit Ymeri, ne serine e aktiviteteve nuk do te mungoje diskutimi i temave profesionale per komunikimin, konferencat, apo dhe performancat e piktures nen drejtimin e Robert Aliaj. Nje nder te ftuarit e ketij edicioni do te jete poeti italian, njekohesisht gazetar ne Corriere della Sera, Sebastiano Grasso, i cili vjen per here te pare i perkthyer per lexuesit shqiptar nga shtepia botuese "EUGEN". Edhe kete vit, nuk do te mungojne ne panairin e librit botuesit nga Kosova, te cilet shenojne, ne kete edicion, numrin me te madh te pjesemarrjes, 14 shtepi botuese. Tituj te rinj botimesh do te prezantohen edhe nga Maqedonia, Instituti Italian i Kultures dhe rrjeti i botuesve dhe perkthyesve "Traduci". Sipas Petrit Ymerit, ne edicionin e 14-te te panairit, libri shkollor do te zere me pak vend se vitin e kaluar. Ne panairin e librit, disa prej shtepive botuese ofrojne libra me cmime te lira, nje politike kjo, qe sipas kryetarit te SHBSH-se, Ymeri, eshte zgjedhje individuale e shtepive botuese. Ashtu si dhe ne edicionet e tjera, edhe ne perfundim te ketij edicioni, do te ndahen cmime, si cmimi "Libri me i mire", "Perkthimi me i mire", "Libri me i mire per femije", "Libri me i mire studimor", "Stenda me e mire grafike". Nje cmim, ky i fundit, qe do te jepet nga gazetaret. Panairi i Librit "Tirana 2011" do te qendroje i hapur per publikun nga data 9 deri ne 13 Nentor, ne oren 09:00-21:00, ku vec te tjerash, lexuesit do te kene mundesi te takojne prane stendave te shtepive botuese edhe autore te ndryshem.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›