E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Programi i PS per taksat dhe ekonomine Qamil Xhani



Partia Socialiste ka prezantuar dje, programin per zgjedhjet e ardhshme te vitit 2013. Ne mbledhjen e Asamblese Kombetare, Rama eshte perqendruar ne 4 shtylla kryesore qe kane te bejne me ekonomine, shoqerine, demokracine dhe marredheniet me Bashkimin Evropian. Ne shume prej propozimeve te prezantuara nga kreu i PS-se, vihet re nje perfshirje e ideve te hedhura nga deputeti Arben Malaj dhe Ben Blushi. Rama foli per uljen e taksave dhe sanksionimin e nivelit te borxhit publik. "Per te ngrene, per t'u veshur dhe per te jetuar, nje qytetar i zakonshem i paguan shtetit tre here me shume sesa nje biznesmen i madh apo, edhe nje kompani. Ne do t'i ulim taksat per 95 per qind te popullit shqiptar. Kjo eshte politika qe ne do te adresojme",- u shpreh dje Rama. Ne fjalen e tij te gjate, ne mbledhjen e fundit te asamblese aktuale, Rama theksoi se do te ndryshoje rrenjesisht menyra e taksimit te qytetareve. "Ne totalin e te ardhurave te sotme te qeverise, kontribuuesit me te medhenj me taksa jane ata qe hyjne te 95 perqindeshi, qe sot merr me pak edhe paguan me shume. Ne do t'i ulim taksat per 95 per qind te popullit shqiptar. Kjo eshte politika qe ne do te adresojme",- tha Rama. Nje prej premtimeve te kreut te PS-se, eshte dhe ai per hapjen e vendeve te reja te punes. Rama u shpreh se pas ardhjes ne qeveri te PS-se, do te mundesohet hapja e 300 mije vendeve te punes. Kete shifer Rama e ka cilesuar te arritshme, duke krijuar me shume transparence per bizneset dhe me shume mundesi per investime. Ai u shpreh se do te behet e mundur heqja e asistences dhe do te perdoret nje sistem aktivizimi per gjithe qytetaret qe bejne pjese ne kete kategori. "Duke qene te vetedijshem se duhet ta permbysim sistemin e vjeter te asistences per te papunet, te ndertojme nje sistem te ri riaktivizimi dhe riintegrimi sa me te shpejte te te papuneve ne tregun e punes dhe programin e deritanishem te sigurimit te papunesise, ne do ta kthejme ne nje program te sigurimit te punesimit",- tha dje kreu i PS-se. Pjese e programit te PS-se eshte dhe hartimi i nje strategjie per te perndjekurit dhe per ish-pronaret. Sipas Rames, termi ish-pronar nuk do te ekzistoje me. Rama foli dhe per ndryshimin menyre te re per te shtuar luften ndaj korrupsionit. "Drejtesi e shpejte dhe profesionale, cmontimi i sistemit te korrupsionit dhe te kultures se pandeshkueshmerise, konkurrence e ndershme ne interes te publikut dhe pezullim te funksionit publik per cdo zyrtar qe perballet me drejtesine", tha Rama.

"Programi eshte nje dokument pune qe do t'i paraqitet kongresit dhe me pas, do te shkoje dere me dere per t'u kthyer ne nje program te detajuar qeverises. Ne do te angazhohemi solemnisht para shqiptareve per ta shkaterruar sistemin e monopoleve. Do te mbeshtesim ato partneritete qe mundesojne zgjerim te ciklit brenda vendit, duke filluar nga nxjerrja e lendeve te para deri tek perpunimi i tyre brenda kufijve shqiptare, per te perfituar sa me shume vlere te shtuar dhe sa me shume punesim", tha Rama.

"Do anulojme koncesionet"

Hapja e 300 mije vendeve te punes, sipas kreut te PS-se, Edi Rama, do te behet edhe duke rishikuar proceduren e dhenies se koncesioneve. Rama tha dje se do te behet transparenca per te gjitha procedurat e koncesioneve. Ndersa, mesatarisht do te hapen 75 mije vende pune ne vit. "Riangazhim per 300 mije vende te reja pune brenda mandatit te pare qeverises, shfrytezim i burimeve natyrore dhe anulim i te gjitha koncesioneve te paligjshme, duke rikthyer transparencen ne te gjitha procedurat e konkurrimit; nje politike e re fiskale ne funksion te zhvillimit ekonomik e social, ulje te kostos se jeteses per 95% te shqiptareve, duke hequr barren e takses se sheshte dhe duke vene drejtesi sociale mes tatimit progresiv, etj",- tha dje Rama gjate prezantimit te programit.

"Nuk do te perdoret me termi ish-pronare"

Kreu i PS-se premtoi nje zgjidhje te problemit me pronat duke theksuar se pronaret do te jene reale dhe do te kene mundesi qe te investojne ne pronat e tyre. "Sot eshte dita per ta hequr termin "ish-pronare". Nuk ka ish-pronare, por pronare reale. Dhe ata qe deri me sot jane trajtuar si ish-pronare, do t'i trajtojme si pronare reale dhe zgjidhjen e problemit te pronesise do ta shihnim si fundin e nje talljeje 20-vjecare me pronaret dhe fillimin e nje bashkepunimi te ri me ta",- u shpreh Rama.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›