Te rinjte shqiptare, punesim dhe studime te thelluara ne Itali
Dhjetera te rinj e te reja nga qytete te ndryshme te Shqiperise, futen ne programin e punesimit ne saje te nje marreveshjeje te arritur mes Ministrise se Punes dhe Politikave Sociale te Italise dhe Universitetit Europian per Turizmin (EUFT). Kjo marreveshje u arrit mes ministrit, dr. Maurizio Sacconi dhe rektorit te EUFT, prof. Dr. Salvatore Messina. Per te komunikuar kete ngjarje te rendesishme per jeten sociale ne vend, sot paradite ne godinen e EUFT, be shpallja e marreveshjes me Ministrine e Punes dhe Politikave Sociale te Italise me EUFT, ku njeherazi u zhvillua dhe ceremonia e nisjes se vitit akademik. Ne ceremoni moren pjese drejtori i Pergjithshem i Agjencise Kombetare te Turizmit, Klodian Pajuni, kryetari i Bashkise se Lezhes, Viktor Tushaj, drejtori i Parkut Kombetar te Apolonise, Marin Haxhimihali dhe te ftuar te tjere. Nisur nga fakti se sivjet perfunduan studimet studentet e pare, rektori i EUFT, prof. Dr. Salvatore Messina tha ne fjalen e tij, se ne saje te formimit te studenteve ne kete institucion, sot Shqiperia ka profesionistet e saj ne fushen e turizmit. "Turizmi ne Shqiperi, me ne fund po shihet si nje dege qe kerkon vemendje dhe njerez te arsimuar. Te gjithe e kuptojne se tashme nuk mund te behen eksperimente, duke pare dicka jashte vendit dhe duke e kopjuar. Eshte koha qe burimet, energjite, pasurite natyrore dhe trashegimia kulturore te trajtohen nga eksperte qe bejne strategji per zhvillimin e vendit. Ne ja kemi arritur kesaj duke nxjerre nje brez te afte profesionistesh", tha dr. Mesina. Ai u ndal dhe ne risite qe sjell EUFT ne programin akademik. "Vec anes teorike, ne kemi projekte konkrete per anen praktike. Ne fund te muajit nentor, te gjithe studentet, per dy muaj do te behen pjese e programit te punesimit dhe studimeve te thelluara ne Itali. Ata do te punojne atje dhe do te shohin nga afer sesi funksionojne sipermarrjet e medha turistike. Studentet do te akomodohen dhe ushqehen falas, ndersa per punen qe do te bejne do te marrin 1200 euro ne bizneset turistike perkatese. Nderkohe do t'u nenshtrohet studimeve te thelluara qe do te ofrohen nga profesore te disa universiteteve shteterore italiane, si ai i Romes, Firences, Barit, Milanos, Napolit, etj. Kjo eshte menyra sesi ne punojme dhe kerkojme qe studentet te jene te afte si ne aspektin teorik dhe ate praktik", tha dr. Mesina. Nje element i rendesishem i vitit te ri akademik eshte dhe njohja e diplomave te EUFT ne Itali dhe ne gjithe Europen. "Jemi i vetmi universitet ne vend qe kemi marreveshje per hapjen e filialeve te EUFT ne tete qytete te Italise per programin Bachelor. Po ashtu, pjese e projektit eshte dhe celja e filialeve te EUFT ne gjashte qytete te Italise per programin Master. Ne kemi arritur te njehsojme diplomat e leshuara nga EUFT Shqiperi nga Universiteti i Napolit, duke bere qe per here te pare, diplomat shqiptare te njihen automatikisht ne te gjithe Evropen", tha dr. Mesina. Ai shtoi se se fundi, ky universitet ka arritur te kete marreveshje per trajnimin e specialisteve ne fushen e turizmit, ne Kine dhe ne Brazil.