Nje mekatar nga Beogradi ndez qiri ne Kosove
Presidenti i Serbise, Boris Tadic, ishte perseri ne vemendje te medias keto dite per shkak te vizites se tij te pervitshme per Krishtlindjen ortodokse ne Kosove. Me gjithe kundershtimin e pafuqishem te Qeverise se Kosoves dhe protestes se opinionit publik ne Kosove, Tadic mori pjese ne meshen e mesnates ne nje nga manastiret me te vjetra te Kosoves ne Decan. Vizita e tij dhe protesta e shqiptareve u shfrytezua mire nga propaganda serbe.
Se pari, Tadic realizoi qellimin e tij kryesor: te paraqitet ne syte e serbeve si nacionalist trim qe sfidon kundershtimin shqiptar dhe hyn ne Kosove kur te doje. I njohur per qendrimet e tij relativisht te buta karshi presioneve perendimore, Tadic sulmohet vazhdimisht nga opozita qe e paraqet si tradhtar te interesave serbe ne Kosove.
Se dyti, Serbia u perpoq t'i shfrytezonte protestat shqiptare qe t'i kujtoje botes se si gjoja serbet ne Kosove nuk guxojne te shkojne as ne kishat e tyre sepse dhunohen nga shqiptaret jotolerante. Me kete rast perseriten shifrat e kishave e manastireve te shkaterruara ne Kosove gjate marsit te vitit 2004.
Kosova ka te drejte qe nervozohet e proteston per viziten e Tadicit. Ky pseudo-kristian e politikan pa shtylle kurrizore kerkon te fitoje pike politike ne kurriz te qetesise publike te Kosoves, duke trazuar ne radhe te pare vete pakicen serbe te Kosoves.
Ky "President edhe i Kosoves", sic e quan ne menyre qesharake veten, vjen ne Kosove i rrethuar dhe shoqeruar nga trupa te armatosura deri ne dhembe te forcave nderkombetare e nuk guxon te takohet as me shqiptaret e as me serbet. Ai pritet per meshire nga nje qark klerikesh serbe te Kosoves, qe kane interesa te tyre te perfitimit politik ne konkurrence qe vlon brenda vete Kishes Serbe. Krishtlindje me ballkanike veshtire te gjesh.
Megjithate, fakti qe ka te drejte te nervozohet e te protestoje nuk mjafton per Kosoven. Ajo duhet te dije te veproje ne menyre inteligjente ne raste te tilla. Kjo eshte e domosdoshme ne menyre qe keto vizita te mos kthehen ne reklama propagandistike serbe, por qe te sherbejne per te treguar fytyren e vertete te problemeve me Beogradin.
Se pari, Kosova duhet te pushoje se deklaruari se nuk do ta lejoje Tadicin qe te hyje ne Kosove. Kjo po behet paksa qesharake. Pas kaq vitesh, asnjehere nuk e kane ndaluar dot. Gjithmone ne fund, nderkombetaret vendosin duke nenvizuar se shteti i ri i Kosoves ende ka nje sovranitet te kufizuar. Prishtina duhet ta thote fjalen vetem atehere kur e di se mund ta mbaje. Perndryshe, le te mos hyje ne nje loje te kote retorike qe sherben vetem per ta bere Tadicin qe te duket si trim ne Serbi, e shqiptaret si pengues te ceremonive fetare.
Se dyti, Kosova duhet t'i shfrytezoje Krishtlindjet serbe per te kerkuar boterisht qe Tadici e te tjere te tregohen vertet te krishtere e te kerkojne ndjese per dhunen aspak kristiane qe Serbia zhvilloi ne Kosove, per krimet e masakrat, per djegiet, perdhunimet e debimet masive. Keshtu, qirinjte e ndezur nga Tadic dhe kompania do te sherbenin per te treguar fytyren e paturpshme e hipokrite zyrtare serbe, qe flet per paqe aty ku e ka vrare paqen e flet per bashkepunim aty ku shkaktoi katastrofa duke injoruar cdo standard njerezor.
Se treti, ne raste te tilla Kosova duhet t'i lere hapesire e t'i jape ze komunitetit te saj katolik. Nuk ka me bukur nese protesta kunder Tadicit ne diten e Krishtlindjeve serbe vjen nga katoliket shqiptare te Kosoves, qe gjithashtu u vrane nga serbet. Kosova, ashtu si mbare kombi shqiptar, eshte bekuar me larmi fetare dhe kjo duhet shfrytezuar per t'ia perplasur ne fytyre Serbise hipokrizine e saj pseudo-kristiane. Keta njerez vijne qe te luten ne publik per kthimin e Krishtit, pikerisht ne token ku e kane perdhosur emrin e tij. Cfare kujtojne se do te ndodhte me ta po te kthehej vertet ai?
Sigurisht, ne manastirin ku ishte Tadic munguan shume besimtare te thjeshte serbe te Kosoves, te cilet u mbajten larg nga policia dhe forcat nderkombetare qe te mos i prishnin qetesine e reklames politike vizitorit nga Beogradi, i cili edhe nje here vuri interesin e tij personal mbi ate te serbeve te Kosoves.
Pseudofetari me kostum politikani ben nga nje mekat me shume per cdo qiri qe ndez ne kishat e Kosoves, qirinj te cilet ne vend qe te ndricojne udhen drejt nje te ardhme me te mire per rajonin e popullin e tij, rrezikojne te ndezin zjarre te reja e t'i djegin shanset qe me bujari te tepruar po ia jep koha.
* Autori eshte Kryeredaktor i gazetes "Illyria" ne New York