E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elis Bakaj dhe Jatmir Sefa, me disa oferta nga jashte

Kampionati shqiptar pritet te humbe dy lojtaret me te dalluar
Dy lojtare, nder me te dalluarit e kampionit tone, Elis Bkaj dhe Jetmir Sefa pritet te largohet gjate diteve te merkatos se dimrit, pasi kane pasur oferta nga jashte vendit. Dy lojtaret jane ne prag te largimit nga kampionati shqiptar dhe ndodhe ne dileme per te zgjedhur nje kampionat me prestigjoz, apo t'i pergjigjen ofertave me te mira financiare q kane ardhur nga vende te lindjes. Elis Bakaj, mesfushori i Dinamos dhe Jetmir Sefa i Tiranes kerkohen nga disa ekipe te huaja dhe madje i bashkon edhe nje oferte e perbashket, pasi se fundmi eshte futur ne loje ekipi azerbajxhanas, Inter Baku, qe kerkon perforcime per pjesen e dyte te kampionatit. Kjo skuader ka piketuar pikerisht dyshen shqiptare dhe synon qe te bleje kartonin e te pakten njerit prej ketyre futbollisteve. Jetmir Sefa eshte aktualisht ne dileme per t'u larguar nga Tirana, nderkohe qe eshte edhe ne kontrate me bardheblute. Sakaq drejtuesit e Tiranes do te lejojne largimin e lojtarit, nese klubi i interesuar per kartonin e tij do te paguaje nje shume te majme, qe shkon deri ne 300 mije dollare. Edhe Elis Bakaj ndodhet ne nje situate te ngjashme, pasi do te lejohet nga klubi, nese do te blihet kartoni i tij. Dy lojtaret pas perfundimit te zborit, nen drejtimin e Josip Kuzhe, jane bashkuar me ekipet e tyre respektive, por me synimin qe te largohen, pas ofertave me te mira financiare. Mesohet se mesfushori dinamovit synon te luaje ne nje kampionat me prestigjioz dhe ofertat nuk i mungojne, ndaje dhe divorci me Dinamon duket shume prane. Dinamo aktualisht vijon pergatitjet ne Turqi, ku nje dite me pare mberriti edhe Tirana, per te vijuar me pergatitjet e dimrit. Bardheblute do te sterviten per dy jave. Sakaq, ashtu si Elis Bakaj, edhe Jetmir Sefa do te vendose per te qendruar apo kaluar ne nje ekip tjeter te huaj, gjate diteve te pergatitjeve te dimrit. Si ne rastin e Dinamos, qe do te kerkoje perforcime per te zevendesuar rolin e Bakajt, edhe Triana do te veproje njelloj, duke kerkuar lojtare te tjere, me qellim qe mos cenohet objektivi final. Gjate pjeses se pare te ketij sezoni, Bakaj te Dinamo dhe Sefa ne radhet e Tirane kane pasur rol te rendesishem ne ekipet e tyre.
Kuzhe, sot publikon rezultatet e zborit
Kuzhe do te dale ne nje konference shtypi per mediat, per te folur mbi gjendjen e ekipit kombetar, pas zborit qe kreu ne Turqi. Trajneri i ekipit tone kombetar mberriti ne kryeqytet pas nje jave qendrimi ne Antalia te Turqise, kur kreu nje zbor me 20 lojtare nga kampionati shqiptar. Josip Kuzhe do te komentoje gjendjen e lojtareve premtues, per te dhene edhe emrat konkrete qe pritet t'i bashkohen ekipit tone ne te ardhmen. Trajenri kuqezi pritet te bej disa ndryshime, ne radhet e kuqezinjve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›