“Fryhet” topi, Superliga në aksion
Kampionia në fuqi, Tirana, nis mbrojtjen e titullit kundër Flamurtarit. Pesë skuadra luftojnë për dy trofetë sezonalë, përfshirë dhe Kupën
Sot, në orën 17:00 në gjashtë stadiume të vendit: në Tiranë, Korçë, Ersekë, Kavajë, Fier e Krujë, do të shkelmohet topi i parë i sesonit 2009-2010 të Kategorisë Superiore, duke hapur kështu“perden e rëndë” të Kampionatit të 71-të Kombëtar të Futbollit. Kampionia në fuqi, Tirana, që para një jave në “Qemal Stafa” fitoi Superkupën e Shqipërisë ndaj fitueses së Kupës së Shqipërisë, Flamurtarit (1-0), do ta nisë mbrojtjen e titullit pikërisht kundër skuadrës vlonjate, por tashmë në stadiumin e dytë të kryeqytetit, “Selman Stërmasi”. Tirana, rekordmene e Shqipërisë, me 24 trofe të fituar në 70 kampionate të zhvilluara, do të nisë mbrojtjen e titullit ndaj rivalëve të saj më të mëdhenj, Vllaznisë e Dinamos, të renditura edicionin e kaluar respektivisht në vendin e dytë dhe të tretë. Gjithsesi, një fakt është i trishtueshëm: Partizani, skuadra e tretë me më shumë trofe në Shqipëri (15) pas Tiranës (24) e Dinamos (17) nuk është pjesë e Superligës së këtij, duke i humbur “sharmin” e një kampionati të varfër si i yni, i klasifikuar si i 62-të më i fortë në botë. Gjithashtu, elitës i mungon edhe Elbasani, 2-herë kampion i Shqipërisë. Partizani e Elbasani së bashku edhe me Bylisin e Lushnjën do të luajnë në Kategorinë e Parë.
“EUROPA E HIDHUR”
Të eliminuara shumë shpejt dhe me turp nga aventura evropiane, me përjashtim të Vllaznisë, që nga ana e saj kaloi një tur në Ligën e Europës, eliminoi irlandezët Sligo Rovers (Flamurtari humbi 8-1 me skocezët e Madhëruellit), katër skuadrat “ndërkombëtare” të Superligës shqiptare, Tirana (në Ligën e Kampioneve), Vllaznia, Dinamo e Flamurtari (të tria në Ligën e Europës), do të rinisin betejën e re për të ndarë dy trofetë sezonalë, kampionatin dhe Kupën e Shqipërisë, si dhe luftën për katër vendet e akorduar nga UEFA për dy kompeticionet europaine të saj: Ligën e Kampioneve dhe Ligën e Europës.
MERKATO INTESIVE
Në fakt, mesa është parë nga merkatoja e zhvilluara nga 12 skuadrat e Superligës (afati i tregut përfundon zyrtarisht, më 31 gusht), janë realizuar mbi 80 lëvizje lojtarësh, kryesisht të ardhur nga njëri klub te tjetri. Janë 17 lojtarë të huaj që do të veshin fanellat e skuadrave shqiptare, 6 prej tyre janë nga Kosova. “Rekordin” e merkatos e mban Apolonisë me 12 të blerje (tre prej tyre serbë: Kenan Ragipoviç, Pedrag Iliç dhe Boshkov Miliankoviç), teksa pasohet nga Shkumbini (11), Besa (9 lojtarë), Gramozi (8), Dinamo (7), Kastrioti (7), Flamurtari (5), Laçi (5), Kastrioti (5), Tirana (4) e Skënderbeu (3).
“DY KATE”
Nisur dhe nga emrat e skuadrave dhe nga performanca e tyre tradicionale edhe kampionati i ri do të zhvillohet i ndarë në “dy kate”, midis shtatë skuadrave që do të luftojnë për trofetë e vendet evropiane, dhe këtu mund të përfshihen Tirana, Vllaznia, Dinamo, Besa, Shkumbini, Flamurtari e Teuta, dhe pesë të tjerave që do të luftojnë për mbijetesë si Apolonia, Skënderbeu, Gramozi, Laçi dhe Kastrioti. Gjithsesi, ambiciet e një Gramozi të mirëfinancuar dhe “prepotent” në merkato mund të dhurojë surpriza. Skuadra kolonjare e drejtuar nga Ilir Qirjako e ”, ka bërë të qartë ambicien e saj, se nuk lufton për mbijetesë, por për në vend në Europë.
FINALE EMOCIONUESE
Në fakt, formula aktuale e kampionatit me 3 faza, dhe veçanërisht skema e fazës së tretë me renditjen specifike dhe shortin që propozon ajo, ku në javën e fundit (33), përballen në “finale” vendi i parë me të dytin, i ka dhuruar shumë emocione kampionatit. Titulli kampion në dy edicionet e fundit paraardhës (2007-2008 dhe 2008-2009) është ndarë vetëm në javën e fundit, kur kemi shijuar “finale” emocionuese: Dinamo-Partizani (2-1) dhe Tirana-Vllaznia (2-1), e që kanë kurorëzuar Dinamon (titulli i 17-të i saj) e Tiranën (titulli i 24-t i saj, rekord në Shqipëri).
RIVALITET I HAPUR
Parë dhe atë që ka ndodhur gjatë verës në shtëpitë e skuadrave rivaliteti historik midis të mëdhave besohet se mund përjetohet edhe në edicionin e ri. Të paktën me ambiciet që kanë shfaqur të Tirana (tashmë e drejtuar nga kroati Ilija Lonçareviç), Vllaznia (me në stol Hasan Likën, në kërkim të trofeut të parë si trajner), Dinamo (me Shkëlqim Muçën, 3-herë kampion me Tiranën) e Besën (me Shpëtim Duro, ambicioz në aventurën e tij me skuadrën e Bizhdilit). Ambiciet e Flamurtarit, fituese në fuqi e Kupës së Shqipërisë (për herë të tretë në historinë e saj), janë për të fituar për herë të dytë titullin kampion (ka fituar vetëm një herë në sezonin 1990-1991), por dhe Superkupën e Shqipërisë (luhet, më 16 gusht), trofe që e ka fituar dhe dy herë të tjera (1991, 1992).
Të huajt, një president e dy trajnerë
Kampionati i 71-të Kombëtar i futbollit do të ketë në drejtimin e skuadrave, një president të huaj, italianin Belardeli te Laçi, por dhe dy trajnerë të huaj: kroatin Ilija Lonçareviç te Tirana (debutim i tij) dhe serbo-boshnjakun Esad Karishik te Apolonia (në sezonin e dytë të tij te skuadra fierake). Presidenti i fundit i huaj i një klubi shqiptar ka qenë egjiptiani El-Sajed te Tirana (1995-2000).
Vetëm një derbi kryeqytetas
Në dhjetë kampionatet e fundit, duke u nisur nga sezoni 1999-2000, ishim mësuar të ndiqnim tre derbi midis skuadrave kryeqytetase: Tirana-Partizani, Partizani-Dinamo e Tirana-Dinamo, ndërkohë që në sezonin e ri, atë 2009-2010 do të jetë vetëm një i tillë: Tirana-Dinamo, kjo pasi Partizani është në sezonin e ri futbollistik pjesë e Kategorisë e Parë.
SKEMA “VRASËSE”
Sipas skemës së paracaktuar dy skuadrat e renditura të fundit do të bien direkt në Kategorinë e Parë, ndërkohë që dy të tjerat të renditura në vendet 9 e 10, do të luajnë ndeshje plejofi me dy skuadrat e renditura në vendet 3 e 4 në Kategorinë e Parë. Ia vlen të kujtojmë, se pikërisht nga këto ndeshje direkte plejofi, u ngjitën në Kategorinë Superiore, Kastrioti e Gramozi, që nxorën jashtë loje pikërisht Partizanin (15-herë kampion i Shqipërisë) dhe Elbasanin (2-herë kampion).
Skuadrat dhe trajnerët
e sezonit 2009-2010
Tirana: Ilija Lonçareviç
Vllaznia: Hasan Lika
Dinamo: Shkëlqim Muça
Besa: Shpëtim Duro
Teuta: Mirel Josa
Shkumbini: Gugash Magani
Flamurtari: Eqerem Memushi
Apolonia: Esad Karishik
Laçi: Stavri Nica
Kastrioti: Ramadan Ndreu
Gramozi: Ilir Qirjako
Skënderbeu: Gerti Haxhiu
Kategoria Superiore
Java I, 23.08.2009
Tirana-Flamurtari Jemini
Skënderbeu-Laçi Sadiku
Gramozi-Shkumbini Meta
Besa-Vllaznia Jareci
Apolonia-Teuta Lulaj
Kastrioti-Dinamo Pashaj
11 detaje nga Kampionati i 71-të Kombëtar
Me ndeshjet e javës së parë të Kategorisë Superiore rinis për të 71-n herë kampionati shqiptar i futbollit. Gazeta “Albania” ju prezanton disa prej shifrave të këtij kompeticioni, ku marrin pjesë 12 skuadrat më të mira shqiptare.
70 – Trofe janë ndarë deri tani, duke u nisur nga kampionati i parë i zhvilluar në vitin 1930 dhe i fituar nga Tirana, që nga ana tjetër është dhe fituesja e fundit.
24 – Kaq janë kampionatet e fituara nga Tirana, e vetmja skuadër që ka marrë pjesë në të gjitha edicionet e zhvilluara deri tani. Tirana është dhe kampionia në fuqi.
17 - Dinamo, skuadra tjetër e kryeqytetit, me 17 kampionate të fituara renditet e dyta pas Tiranës për nga numri i trofeve. Për herë të fundit, Dinamo e ka fituar në sezonin 2007-2008.
9 – Vllaznia, me 9 kampionate të fituara, i pari në vitin 1945, është skuadra e rretheve që ka fituar më shumë trofe. Për herë të fundit, Vllaznia e ka fituar në sezonin 2000-2001.
12- Skuadra marrin pjesë në edicionin 2009-2010, po aq sa në sezonet paraardhëse: 2006-2007, 2008-2009. Kampionet e fundit me këtë skemë kanë qenë repektivisht Dinamo dhe Tirana.
198 – Kampionati i 71-të Kombëtar do të zhvillohet me 3 faza, 11 për çdo fazë, ku në total do të luhen 198 ndeshje. Në çdo fazë luhen 66 ndeshje.
6 – Nga 12 skuadrat që marrin pjesë këtë sezon, vetëm 6 prej tyre e kanë fituar të paktën njëherë kampionatin. Këto janë: Tirana (24), Dinamo (17), Vllaznia (9), Teuta (1), Flamurtari (1) dhe Skënderbeu (1).
1 – Gramozi i Ersekës është e vetmja skuadër nga 12 të tilla që ka Superliga, që nuk ka luajtur më parë në Kategorinë Superiore. Kjo është pjesëmarrja e parë për kolonjarët në këtë nivel.
22- Sulmuesi i Tiranës, Migen Memelli, me 22 gola të realizuar ishte golashënuesi më i mirë i sezonit të kaluar. Ai është autori dhe i golit më të shpejtë: shënoi në minutën e parë kundër Flamurtarit.
68 – Tirana, kampionia e sezonit të kaluar, grumbulloi 68 pikë në 33 ndeshjet e zhvilluara, duke pasur këtë bilanc: 19 fitore, 11 barazime dhe 3 humbje. Golaverazhi 58-27.
1653 – Ky është numri i ndeshjeve të zhvilluar nga Tirana në 70 kampionatet e zhvilluara. Bilanci: 873 fitore, 422 barazime, 355 humbje. Golaverazhi: 2854 gola të shënuar, 1492 gola të pësuar.
24 Gusht 2009