Fryma bullgare do të profesionalizojë Teatrin e kukullave të Tiranës
Teatri i kukullave që ishte ndër të parët institucione kulturore në Tiranë që hapi dyert menjëherë në vitin 2009 sjell dhe bashkëpunimet e reja. Në një inisjativë të fundit të ambasadës bullgare në Tiranë dhe Teatrit të kukullave, do të bëhet e mundur një shkëmbim experience jo i vogël. Do të jetë ky një bashkëpunim që do të shoqërohet me nënshkrimin e një marrëveshjeje, e cila do të mundësojë specializimin e të gjithë aktorëve të këtij teatri,për të rritur performancën e tij, dhe për të sjellë një nivel akoma dhe më të lartë të profesionalizmit. Kështu pas një vizite në Bullgari drejtoresha e institucionit shprehet me nota shumë positive për këtë eksperiencë duke parë dhe nivelin e lartë të tetarit të kukullave bullgar. Është një frymë e veçantë që do të mbizotërojë tashmë dhe në TK të Tiranës. Marëveshja e bashkëpunimit do të nënshkruhet në fillim të muajit shkurt dhe më pas do të fillojnë dhe mënjëherë hapat e para të kësaj marrëdhënieje. Një marrëdhënie që do të rrisë performancën e TK në shërbim të vetë aktorëve, por dhe në favor të vogëlushëve të kryeqytetit.