E Shtunë, 31 Tetor 2026

Italianët blejnë shfaqjen e regjisorit prishtinas



Dy teatrot italiane "Cantieri Teatrali Koreja" nga Leçe dhe "Galleria Toledo" nga Napoli, tashmë kanë blerë dhe futur në repertorin e tyre shfaqjen "Mësimi" të regjisorit Bekim Lumi, e cila është shfaqur para publikut italian dje. Regjisori Bekim Lumi ka rrëzuar të gjitha deklarimet dhe pohimet që tash sa kohë qarkullojë se teatri shqiptar, përkatësisht ky i krijuar në Kosovë, nuk ka ndonjë vlerë dhe nuk mund të jetë konkurrent në skenat ndërkombëtare. Këtë më së miri e vërteton edhe blerja e shfaqjes së tij "Mësimi", e krijuar që më 2002 nga dy produksione italiane teatrale. Dy teatrot italiane, "Cantieri Teatrali Koreja" nga Leçe dhe "Galleria Toledo" nga Napoli, tashmë kanë blerë dhe futur në repertorin e tyre shfaqjen "Mësimi", e cila shumë shpejt pritet të shfaqet para publikut italian. Lajmi është bërë i ditur nga vetë regjisori Lumi, sipas të cilit një vlerësim i tillë nga produksionet teatrale italiane për shfaqjen "Mësimi" hap një kaptinë të re në historinë e re të teatrit të Kosovës. "Në të vërtetë, kjo është hera e parë që një shfaqje shqiptare blihet nga produksione të huaja teatrore. Ne po shënojmë një kaptinë të re në historinë e re të teatrit të Kosovës dhe përgjithësisht të botës shqiptare", - është shprehur Lumi. Udhëtimi shfaqjes "Mësimi" drejt Italisë vjen si rezultat i pjesëmarrjes saj në Festivalin Ndërkombëtar "Incontri Teatrali" në Lugano të Zvicrës, në prill të vitit 2008, nga ku edhe është piketuar nga dy teatro italiane, përkatësisht nga "Cantieri Teatrali Koreja" nga Leçe dhe Galleria Toledo nga Napoli. Lumi ka thënë se të jesh i pranishëm dhe të konkurrosh me një shfaqje teatrore në skenën artistike ndërkombëtare nuk është e lehtë. Ndërsa nuk e ka fshehur gëzimin e tij për suksesin që ka arritur shfaqja e tij edhe pas tetë vjetëve të krijimit të saj.

"Jam i lumtur që “Mësimi” vazhdon të jetojë, edhe pas 7 vjetësh të krijimit të tij, përmes paraqitjeve të veta nëpër vende të ndryshme të botës", - është shprehur ai.

Sipas marrëveshjes, shfaqja "Mësimi" në Leçe në teatrin "Cantieri Teatrali Koreja" do të shfaqet më 23 janar të këtij muaji, ndërsa në marsit të këtij viti shfaqja do të udhëtojë në Napoli, ku në teatrin "Galleria Toledo" do t'i ketë katër repriza.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›