Samanta u rrit!
Kush e mban mend Samanta Karavellon në mbrëmjet e “Etheve...”, zëri i saj të nxiste në mendimin se do të ishte një këngëtare e së ardhmes në vend. Veçse ishte një vajzë truppakët, e për më tepër në një moshë fare të re për të qenë këngëtare e “zërit të trashë”. Nga këtu ndoshta ka mbetur ora për të kujtuar se ajo nesër do të shfaqet në një videoklip, që është i pari dhe pothuaj e pjekur tashmë.
Duke filluar që nga edicioni “Ethet e së Premtes” dhe me pjesëmarrjen e saj 4 herë në Festivalin e RTSH-së, në Këngën Magjike, Top-Fest, Mikrofoni i Artë, Këngët e Shekullit etj., sot 18-vjeçarja promovon video-klipin e parë, ku së shpejti do të nxjerrë edhe albumin e saj, në bashkëpunim me shtëpinë disko-grafike “Super-Sonik”, video-klipi u realizua nga “Euro Media Studio”, producent, Genti Ferati. Kënga është e kompozuar nga Pirro Çako dhe orkestruar nga Alban Male. Në këtë promovim janë të ftuar këngëtarë të mirënjohur shqiptarë, producentë, regjisorë, kompozitorë etj.