Kule:MASH,shkel ligjin për DN1
Modeli i ri i diplomës së studentëve që kanë përfunduar nivelin e parë të studimeve sipas sistemit të Bolonjës, është me probleme. Fakti është pohuar nga kreu i UT Dhori Kule, i cili thotë se me të drejtë studentët ankohen për mungesën e titullit të tyre në këtë dokument dhe atë të fakultetit. Por, kreu i këtij universiteti thotë se për këtë është përgjegjëse MASH, e cila duke dejkaluar kompetencat e saj ligjore, ka hartuar vetë modelin e diplomës, e drejtë që u takon vetëm senateve akademike. Nisur edhe nga peticioni që studentët e fakultetit të gazetarisë kanë hartuar dy ditë më parë për këtë problem, Kule thotë se shqetësimi i është përcjellë edhe ministrisë përkatëse. Sipas kreut të UT, problemi duhet të korrigjohet dhe të riprodhehen sërisht diplomat e studentëve të të gjithë fakulteteve që vjet,për herë të parë përfunduan studimet e nivelit të parë sipas Bolonjës. Ky model diplome që u është dërguar fakulteteve për shpërndarje, përmban stemën e republikës së shqipërisë, atë të MASH, universitetit, ndërkohë që mungon stema e fakultetit. Po ashtu, diploma tregon se cfarë degë ka përfunduar studenti,por nuk specifikon titullin që ai merr në përfundim të këtyre studimeve.