E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Fshatari ynë 3 herë më i varfër se ai maqedonas"

Partia Socialiste shprehet se bujqësia shqiptare po vuan nga mungesa e strategjisë së qeverisë. 

 Sipas nënsekretarit të PS-së, Ervin Bushati për programin politik të PS-së, vendi ynë ka produktivitetin me të ulët në Evropë, madje të krahasueshëm edhe me vendet afrikane. Bushati denoncoi nivelin e lartë të varfërisë të prodhuesve në fshatrat shqiptare. "Mungesa totale e politikave të zhvillimit dhe orientimit, ka lënë në udhëkryq njerëzit që punojnë dhe jetojnë në zonat rurale të vendit", deklaroi Bushati. Ai shtoi se "një studim i fundit i BB-së mbi bujqësinë në Shqipëri tregon se fshatari shqiptar është 3 herë më i varfër se fqinji i tij në Maqedoni". "Mungesa e metodave dhe infrastrukturës moderne kanë bërë që të hasen probleme të rënda në burimet e prodhimit, ndërkohë që nuk po ofrohet asnjë strategji për ta nxjerrë nga gjendja e pashpresë në të cilën ndodhet", tha Bushati.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›